Fakulteti i Psikologjisë po vazhdon të kontribuojë fuqishëm në angazhimin e studentëve të këtij fakulteti edhe në praktika profesionale, krahas pjesës akademike të studimeve brenda kampusit.
Një bashkëpunim të frytshëm ky fakultet po e zhvillon edhe me Qendrën “Labyrinth”, në Prishtinë, në të cilën studentët e AAB-së, po vazhdojnë të kryejnë praktikën e tyre studimore. Deri tani në këtë institucion, kanë mbaruar praktikën dhjetëra studentët të AAB-së, ndërsa falë bashkëpunimit disa vjeçar këto praktika po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.