Studentët e Psikologjisë të Kolegjit AAB, po mbajnë praktikë profesionale në “Down Sindrome Kosova”

19 Janar 2018

Kolegji AAB tashmë ka krijuar një traditë të praktikave të studentëve. Objektivi kryesor është që sa më shumë studentë me rezultate të mira, të cilët tregojnë një nivel të lartë motivimi, dëshirë dhe interes për të punuar, të përfshihen në këto mundësi që ofrohen përmes marrëveshjeve të AAB-së me institucione të ndryshme. Sikur edhe shumë studentë të fakulteteve të ndryshme të cilët po kryejnë praktikën në institucione publike dhe private, edhe katër studentë të Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB, janë duke kryer praktikë në Qendrën “Down Sindrome Kosova”. Me këtë rast studentët thanë se puna praktike është një mundësi e shkëlqyer e cila ka ndikuar në ngritjen e dijeve për profesionin që janë duke e studiuar. Ata thanë se të gjithë duhet të kemi mundësi të barabarta në shoqëri, duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut dhe diversitetin njerëzor, dhe duhet punuar në përmirësimin e standardit të jetesës dhe zhvillimit në përgjithësi për të gjithë njerëzit pavarësisht dallimeve që mund të kemi.

Read more: Studentët e Psikologjisë të Kolegjit AAB, po mbajnë praktikë profesionale në “Down Sindrome Kosova” https://aab-edu.net/?p=22244

Share: