Trajnimi “Si të përgatitemi për tregun e punës”

12 Prill 2018

Fakultetit Ekonomik po realizon trajnimin “Si të përgatitemi për tregun e punës” për zhvillimin e karrierës në të gjitha kampuset.

Në kampusin e Prishtinës u mbajt pjesa e dytë e këtij moduli, paralelisht në 4 grupe, nga mësimdhënësit e Fakultetit Ekonomik Erblina Pira, Vrullim Buja, Roberta Bajrami dhe Kosovare Ukshini, të cilët ligjëruan lidhur me mbarëvajtjen e intervistës së punës. 

Trajnimi ka për qëllim ngritjen e njohurive dhe aftësive të studentëve për mënyrën e komunikimit korrekt në shkresat zyrtare e sidomos me akterë të tregut të punës.

 

Share: