Trinda Ferizi përfituese e bursës nga “Mevlana Exchange Program”

8 Maj 2018

Studentja e Psikologjisë Trinda Ferizi përfiton nga programi i shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik Mevlana, bursa të plota studimi për një deri dy semestra në Turqi. Trinda si pjesë e programit për shkëmbim akademik Mevlana, do të ndjek studimet semestrale në Universitetin Sakarya në Turqi.

Së bashku me Trindën, Erdin Kacamaku, student i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Valentina Lenjani, studente e Fakultetit të Gjuhës Angleze kanë përfituar nga kjo bursë.

Mevlana Exchange Program është program që ka për qëllim shkëmbimin e studnetëve dhe stafit akademik në mes institucioneve turke dhe institucioneve të vendeve të tjera.

Share: