Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB në kuadër të lëndës “Vlerësimi psikologjik në ambient organizativ”, ka mbajtur punëtorinë me temën “Mangësitë dhe potencialet për zhvillim të vlerësimit psikologjik në ambient organizativ në Kosovë”, të udhëhequr nga mësimdhënësja Mimoza Telaku, PhD.. Prof.Mimoza Telaku theksoi se kjo punëtori është organizuar me qëllim të vendosjes së një ure lidhëse në mes të teorisë së mësuar dhe aplikueshmërisë në rrethanat aktuale në Kosovë. “Një punëtori e tillë ofron mundësinë për një të menduar vizionar për iniciativa të reja për të kontribuar në këtë sferë në të ardhmen si psikologë socialë dhe organizativë”, tha Telaku.
Studentët e programit Master në Psikologji Sociale dhe Organizative reflektuan mbi gjendjen aktuale sa i përket aplikimit të vlerësimit psikologjik në ambient organizativ në sektorin publik dhe atë privat në Kosovë.
Për këtë iniciativë ata u shprehën tejet të kënaqur ngase këtë puntori e cilësuan si mundësi që i integron njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë programit master gjithashtu stimulon ide të reja për tregun e punës si psikolog social dhe organizativ.