Me datë 08.12.2017 (e premte), do të organizohet vizitë studimore në KUR Prishtina. Pjesë e vizitës do të jenë rreth 30 studentë të Fakultetit Ekonomik (viti i dytë dhe i tretë), të cilët ftohen të konfirmojnë pjesëmarrjen tek asistentët Donat Rexha ose Vrullim Buja.
Nisja bëhet në ora 10:00, derisa pika e takimit është caktuar të jetë desku i informacionit në hyrjen kryesore të objektit V.
Vizita do të udhëheqet nga prof. Fëllënza Pula, Vrullim Buja dhe Donat Rexha.