Dekanati
Arben Ahmeti
Dekan
Dr. Techn. Arben Ahmeti u lind më 07 Shtator 1975 në Skënderaj, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2000, diplomoi në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, në drejtimin “Informatikë” (programi 5 vjeçar), Fakulteti i Shkencave të Natyrës . Ndërsa, në vitin 2010 përfundoi studimet posdiplomike në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin “Inxhinieria Kompjuterike dhe Softuerike”, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ku fitoi titullin Master në Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike.
Më tej, në vitin 2022, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Teknik të Vjenës , në Austri, me temën: “Zgjidhja e Problemeve të Skedulimit për Projekte të Shumta me Kufizime të Resurseve dhe Mode të Shumta duke përdorur Algoritme Hibride (origj. Solving Multi-Mode Resource-Constrained Multi-Project Scheduling Problems by Hybrid Algorithms)”, grupi për Databaza dhe Inteligjencë Artificiale, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Teknike.
Dr. Techn. Arben Ahmeti ka një përvojë të gjerë shumëvjeçare, duke filluar nga Tetori 1999, në sektorët publik dhe privat të industrisë dhe arsimit, me theks të veçantë në teknologjinë e informacionit, arsimin e lartë dhe zhvillimin strategjik të sistemeve të avancuara. Aktualisht, ai punon si profesor në Kolegjin AAB, si dhe mban pozitën e Menaxherit të IT-së në FINCA Kosovë, ku drejton dhe zbaton strategjitë teknologjike të organizatës. Më parë ka ushtruar detyra kyçe në Telekomin e Kosovës, duke përfshirë rolin e Menaxherit të Sistemeve Mbështetëse të Biznesit dhe IT-së për më shumë se 7 vite, si dhe Shef i Teknologjisë dhe Sistemit të Informacionit për më shumë se 5 vite. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe si Koordinator i Projekteve të IT-së dhe Ekspert i IT-së në Agjencinë Evropiane për Rindërtim, ku ka udhëhequr zhvillimin e platformave kritike dhe të sistemeve të prokurimit elektronik. Përveç kësaj, Arben Ahmeti ka kontribuar në edukimin e gjeneratave të reja në fusha si programimi i orientuar në objekte, ueb programimi dhe inteligjenca artificiale për më shumë se 15 vite si mësimdhënës në institucione të arsimit të lartë në RIINVEST, si dhe zhvillimi dhe zbatimi i programeve trajnuese në IT për studentët e Universitetit të Prishtinës në kuadër të World University Service Austria (WUS), zyra në Prishtinë.
Dr. Techn. Ahmeti, gjithashtu, ka një aktivitet të dendur shkencor dhe akademik. Ai ka qenë i ftuar si prezantues dhe pjesëmarrës në shumë konferenca dhe simpoziume shkencore ndërkomëtare në fushën e inteligjencës artificiale dhe algoritmeve të optimizimit, ku ndër më të njohurat janë:
- 2022, “Konferenca e 13-të Ndërkombëtare për Praktikën dhe Teorinë e Orarit të Automatizuar”, Leuven, Belgjikë
(https://patatconference.org/patat2022/). - 2018, “Konferenca për Llogaritjen Gjenetike dhe Evolucionare”, Kyoto, Japoni (http://gecco-2018.sigevo.org/index.html/tiki-index.html).
- 2020, “Konferenca e 17-të Ndërkombëtare për Menaxhimin e Projekteve dhe Orarizimin”, online, Toulouse, Francë
(https://pms2020.sciencesconf.org/). - 2021, “Konferenca e 18-të Ndërkombëtare për Integrimin e Programimit me Kufizime, Inteligjencës Artificiale dhe Kërkimit Operacional”, Vjenë, Austri
(https://cpaior2021.dbai.tuwien.ac.at/). - 2020, “Konferenca e 17-të Ndërkombëtare për Integrimin e Programimit me Kufizime, Inteligjencës Artificiale dhe Kërkimit Operacional”, Vjenë, Austri
(https://cpaior2020.dbai.tuwien.ac.at/). - 2015, “Konferenca Ndërkombëtare për Kërkimin Operacional”, Vjenë, Austri
(https://or2015.univie.ac.at/).
- 2025, “Simpoziumi CAIML” organizuar nga Qendra për Inteligjencë Artificiale dhe Mësim të Makinerisë në Universitetin Teknik të Vjenës, Austri
(https://caiml.org/news/194/).
Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS, Web of Science dhe Google schoolar. Ndër publikimet e tij më të njohura përfshihen:
- Ahmeti A., Musliu N. (2018). Min-conflicts heuristic for multi-mode resource-constrained projects scheduling. GECCO, ACM, pp. 237–244.
(https://dl.acm.org/doi/10.1145/3205455.3205620). - Ahmeti A., Musliu N. (2021). Hybridizing constraint programming and meta-heuristics for multi-mode resource-constrained multiple projects scheduling problem. PATAT 2021, Vol 1, pp. 188–206.
Link - Sylejmani K., Abdurrahmani V., Ahmeti A., Gashi E. (2024). Solving the tourist trip planning problem with attraction patterns using meta‑heuristic techniques. Information Technology & Tourism Journal. 26(4), pp. 633–678.
(https://link.springer.com/article/10.1007/s40558-024-00297-w). - Kastrati V., Ahmeti A., Musliu N. (2021). Solving vehicle routing and scheduling with delivery and installation of machines using ILS. PATAT 2021, Vol 1, pp. 207–223.
Link - Lajçi U., Limani A., Misini E., Gashi F., Sylejmani K., Ahmeti A. (2024). Metaheuristic techniques for automated traffic light scheduling to minimize commute time. PATAT 2024.
Link - Rexha B., Ahmeti A., Ahmedi L., Komoni V. (2011). Developing electricity forecast web tool for Kosovo market. WSEAS Transactions.
(https://dl.acm.org/doi/abs/10.5555/2037105.2037106). - Rexha B., Ahmeti A., Ahmedi L., Komoni V. (2010). Web based electricity flow simulator – Kosovo case. WSEAS conference proceedings.
Link - Ahmeti A., Musliu N. (2024). Hybridizing Constraint Programming and Meta-Heuristics for Multi-Mode Resource-Constrained Multiple Projects Scheduling Problem. Journal of Heuristics, Vol 1, pp. 1–37.
Link - Misini E., Lajci U., Sylejmani K., Limani A., Gashi F., Kurtaj L., Ahmeti A., Krasniqi E. (2025). Solving the Traffic Signaling Problem Using the Iterated Local Search Metaheuristic. Journal of Discover Applied Sciences (në proces të publikimit).
Dr. Techn. Ahmeti është aktiv si recenzues i publikimeve shkencore në disa revista (peer review):
- Journal of Applied Soft Computing
- Journal of Systems and Soft Computing
- Journal of Socio-Economic Planning Sciences
Gjithashtu, ka kontribuar në lekturimin e librit të:
- Kadri Sylejmani, Labeat Arbneshi, “Bazat e programimit: Një përmbledhje e detyrave për ushtrime në gjuhën programuese C++”.
Trajnimet
Gjatë karrierës profesionale në industri, Dr. Techn. Ahmeti, ka mbaruar edhe një sërë trajnimesh profesionale, si:
- Menaxhimi i Shërbimeve të IT-së (Alison, 2023)
- Oracle ADF (Oracle University, 2010)
- Sistemet Acme SBC (Acme, 2010)
- Menaxhimi i SAN & Storage (HP Bullgaria, 2009)
- TOEFL iBT (ETS, 2011)
- Menaxhimi i Performancës (PTK Sh.A., 2009)
- CCNA (Cisco / Universiteti i Prishtinës, 2002–2004)
- UNIX Fundamentals 2.0 (Instituti IPKO, 2003)
Aftësitë
Ai i flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbo-kroate, si dhe pak gjuhën gjermane.
Dr. Techn. Arben Ahmeti ka një përvojë të gjatë në fushën e industrisë dhe akademisë, në sektorët publik dhe privat. Gjatë gjithë karrierës së tij njihet për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj inovacionit, krijimit të vlerave dhe avancimit të institucioneve ku shërben.
Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.
- +383 38 600 005
- [email protected]
Engin Melekoglu
Kordinator për çështje mësimore
Prof. Ass. Dr. Engin Melekoğlu ka lindur më 25 gusht 1981 në Prizren, Kosovë. Studimet universitare i përfundoi në vitin 2006 në Universitetin Trakya të Edirnes në drejtimin Inxhinieri Kompjuterike. Në vitin 2010, përfundoi studimet master në Universitetin Anadolu të Eskişehirit, ndërsa në vitin 2023 u doktorua në Universitetin e Sakaryasë në drejtimin Inxhinieri e Kompjuterëve dhe Informatikë.
Karriera e tij profesionale përfshin përvojë të gjerë si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik dhe akademik. Fillimisht, ka punuar në kompani të ndryshme të zhvillimit të softuerit në Turqi si Netsis Software, Markadestek, ASD Web Design dhe Grafikirler LLC, ku ka mbajtur role të rëndësishme si zhvillues softueri, koordinator teknik dhe menaxher i departamentit të softuerit.
Pas kthimit në Kosovë, ka shërbyer si Këshilltar Politik i Ministrit në Ministrinë e Administratës Publike (2011-2014), ku ka kontribuar në zhvillimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike. Paralelisht, ka qenë i angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin Politeknik Evropian.
Që nga viti 2015 është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB, ku mban pozitat e Ligjëruesit dhe Koordinatorit të Projekteve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Për një periudhë ka shërbyer edhe si Koordinator i Arsimit Turk pranë Kolegjit AAB. Ai gjithashtu është Drejtor dhe Themelues i kompanisë ESengineering Software & Advertisement LLC, që nga viti 2013.
Në sferën akademike, Dr. Melekoğlu është i angazhuar në mësimdhënie në lëndë të ndryshme si: Programimi në Java dhe .NET, Zhvillimi i aplikacioneve mobile, Inteligjenca Artificiale, Bazat e të Dhënave, Algoritmet dhe Sistemet e Menaxhimit të të Dhënave.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:
- Guma Ali, Aziku Samuel, Maad M Mijwil, Kholoud Al-Mahzoum, Malik Sallam, Ayodeji Olalekan Salau, Indu Bala, Klodian Dhoska, Engin Melekoglu. Enhancing Cybersecurity in Smart Education with Deep Learning and Computer Vision: A Survey (2025).
1. Mesopotamian Journal of Computer Science
2. https://journals.mesopotamian.press/index.php/cs/article/view/839 - E Melekoglu, U Kocabicak, MK Uçar, C Bilgin, MR Bozkurt, M Cunkas. A new diagnostic method for chronic obstructive pulmonary disease using the photoplethysmography signal and hybrid artificial intelligence (2022). PeerJ Computer Science
https://peerj.com/articles/cs-1188/ - E Melekoğlu, Ü Kocabıçak, MK Uçar, MR Bozkurt, C Bilgin. Machine Learning for the Diagnosis of Chronic Obstructive Pulmonary Disease and Photoplethysmography Signal – Based Minimum Diagnosis Time Detection (2020). Springer Nature Link
https://link.springer.com/chapter/10.1007/978-3-030-79357-9_6 - Melekoğlu, Engin. Development of a New Machine Learning-Based Method for the Diagnosis of Chronic Obstructive Pulmonary Disease(2023) Link
- A Maraj, S Berzati, I Efendiu, A Shala, J Dermaku, E Melekoglu. Sensing platform development for air quality measurements and analysis, IEEE Xplore
https://ieeexplore.ieee.org/abstract/document/8088233 - Melekoglu E. Studim krahasues për eQeverisjen në Kosovë – ReSPA Link
Ndër projektet që ka zhvilluar janë: E-Qeverisja, E-Shëndetësia, E-Arsimi, E-Turizmi, E-Kultura, si dhe aplikacione mobile si “Where am I (GPRS-Google Maps)”, softuerë kontabiliteti, sisteme B2B dhe platforma për tregti elektronike.
Ai ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare rajonale dhe ndërkombëtare të rëndësishme si:
- Trajnim për Lidership – TÜSSIDE, Kocaeli (Turqi)
- Workshop për E-Qeverisje – ReSPA, Mali i Zi
- Trajnim për aplikacionet Windows 8 – Microsoft Executive Briefing Center, Bruksel
Përvoja e tij e gjatë dhe e pasur në Intelektin Artificiale, zhvillimin e softuerëve, si dhe kontributet në digjitalizimin e institucioneve publike dhe edukimin universitar, e bëjnë atë një figurë të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe arsimit në Kosovë dhe më gjerë.
Ai zotëron njohuri në gjuhët: shqip, turqisht, anglisht dhe serbisht.
Aktualisht jeton në Prizren dhe është i martuar dhe ka dy fëmijë.
- +383 38 600 005
- [email protected]
Agnesa Bajgora
Kordinatore e mësimit të programeve profesionale
Agnesa Bajgora jeton dhe vepron në Prishtinë. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Shkenca Kompjuterike – Inxhinieri Softuerike në Kolegjin AAB, me sukses të lartë dhe fokus në zhvillimin Full Stack dhe sigurinë kibernetike. Aktualisht është në përfundim të studimeve të ciklit të dytë – Master (MSc) në Shkenca Kompjuterike, në të njëjtin institucion. Gjatë rrugëtimit akademik, ajo ka ndërtuar një bazë të fortë profesionale në .NET, Angular, React, SQL Server dhe menaxhimin e projekteve, duke kombinuar njohuritë teknike me organizim dhe kreativitet.
Në periudhën prill – korrik 2024, Agnesa ka qenë pjesë e Zyrës së Sigurisë Kibernetike të Kolegjit AAB si Praktikante për Siguri Kibernetike, ku ka asistuar në monitorimin, analizimin dhe raportimin e sigurisë së sistemeve të brendshme. Ajo ka fituar përvojë praktike me mjetet e sigurisë dixhitale, menaxhimin e incidenteve dhe zbatimin e protokolleve mbrojtëse në mjedise akademike dhe teknologjike.
Në nëntor 2024, Agnesa filloi detyrën si Koordinatore e Teatrit “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ku menaxhon aktivitetet artistike dhe projektet kulturore të institucionit. Ajo ka qenë pjesë e organizimit të edicionit të nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Prishtinës (PITF), duke bashkëpunuar me artistë, studentë dhe partnerë kulturorë në zhvillimin e ngjarjeve teatrore dhe promovimin e krijimtarisë artistike.
Në një fazë të mëvonshme, nga janari deri në korrik 2025, ajo ka vijuar praktikën si Inxhiniere Softuerike në Axians Kosova, ku ka marrë pjesë në zhvillimin e projekteve reale duke përdorur React, Angular, dhe .NET Core. Aty ka punuar në mjedise agile, ka përdorur Jira për menaxhimin e detyrave dhe ka bashkëpunuar ngushtë me ekipe të front-end dhe back-end, duke fituar eksperiencë të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe testimin e aplikacioneve softuerike.
Gjatë studimeve, ajo ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe certifikimesh profesionale që kanë kontribuar në zhvillimin e saj teknik dhe profesional, përfshirë programet:
- Full Stack Web Developer (Coders’ Hub),
- Trajnim për Siguri Kibernetike (Coders’ Hub),
- Zhvillim Aplikacionesh Full Stack (Kolegji AAB),
- Zhvillimi i Aplikacioneve E-Commerce me .NET Core 6 (Kolegji AAB),
- Bazat e JavaScript (Kolegji AAB),
- Trajnim për ChatGPT (Kolegji AAB),
- Zhvillim në C# (Kolegji Universum),
- Zhvillim Ueb-I (Kolegji Universum)
Ajo ka marrë pjesë dhe ka prezantuar në konferenca dhe seminare të ndryshme akademike dhe profesionale, përfshirë: Konferencën e Dytë Studentore Shkencore “Digitalizimi 4.0” ku ishte prezantuese, Simpoziumin për Përpunimin e Sinjaleve dhe Imazheve në RIT Kosova, dhe Seminarin e Sigurisë Kibernetike në Kosovë në Kolegjin AAB. Këto angazhime kanë pasuruar përvojën e saj akademike dhe kanë thelluar njohuritë në fushën e teknologjisë moderne.
Përveç fushës teknologjike, Agnesa është e përfshirë edhe në aktivitetet kulturore dhe vullnetare, duke kontribuar në organizime të rëndësishme si Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Prishtinës (PITF), Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Prishtinës (PriFilmFest) dhe Meeting of Styles Kosovo. Këto përvoja i kanë zhvilluar aftësitë në menaxhim projektesh, bashkëpunim ndërinstitucional dhe krijim përmbajtjeje artistike.
Ajo zotëron një gamë të gjerë aftësish profesionale që përfshijnë gjuhët e programimit C#, JavaScript, Java dhe Python (bazik); teknologjitë .NET Core, Angular, React, SQL Server, Entity Framework Core, HTML, CSS, Git; si dhe kompetenca në menaxhim projektesh, komunikim profesional, dokumentim teknik dhe koordinim ekipor.
Agnesa Bajgora përfaqëson një profesioniste të re që ndërthur teknologjinë, sigurinë dixhitale dhe artin, duke ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet inxhinierisë softuerike dhe kulturës bashkëkohore në Kosovë.
