Stomatologji

Qëllimi dhe Profili i Programit

Programi i studimit në Stomatologji (dr.dent) dhe struktura e tij janë dizajnuar me kujdes për të reflektuar misionin e Fakultetit si dhe objektivat e përgjithshme dhe strategjike të Kolegjit AAB. Programi përfaqëson përkushtimin e Fakultetit për përmirësimin e edukimit, parandalimit dhe trajtimit në shëndetin oral përmes një qasjeje të orientuar nga studenti, theksimit të kërkimit shkencor dhe ofrimit të trajnimit praktik “hands-on”. Kurrikula është e harmonizuar më tej me objektivat e Kolegjit duke promovuar përsosmërinë akademike, nxitur inovacionin dhe pajisur studentët me kompetencat e nevojshme për tregun e punës, duke ndikuar njëkohësisht pozitivisht në përparimin shoqëror.

Në përputhje me deklaratën e misionit, objektivat e programit Dr. Dent. në Stomatologji janë si më poshtë:

Misioni

Misioni i programit Dr. Dent. në Stomatologji është të ofrojë arsim të avancuar dhe inovativ me studentin në qendër, trajnim teorik dhe praktik në fusha të ndryshme të stomatologjisë, të zgjerojë njohuritë rreth shëndetit oral përmes kërkimit shkencor dhe të përgatisë profesionistë të kujdesit shëndetësor që i përgjigjen me kompetencë një bote në zhvillim dhe të cilët kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit oral të popullsisë së Kosovës dhe më gjerë.

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxёnit

Pas përfundimit me sukses të programit Dr. Dent në Stomatologji, studentët do të kenë fituar njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e mëposhtme:

Njohuri:

Shkathtësitë:

Kompetencat:

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet në programin Dr. Dent. në Stomatologji kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 45 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10 dhe 11 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin Dr. Dent. në Stomatologji zgjasin 6 vite (12 semestra) dhe përmbajnë gjithsej 360 ECTS, me 60 ECTS për vit dhe 30 ECTS për semestër.

Niveli dhe Grada Akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin Doktor i Stomatologjisë (Dr.Dent).

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Të diplomuarit nga programi i Stomatologjisë kanë perspektiva të gjera punësimi si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar, duke reflektuar kërkesën në rritje për shërbime dentare dhe kujdes parandalues në Kosovë dhe në rajon.

Të diplomuarit janë të përgatitur të punësohen në QKSUK, klinika publike dhe private, qendra të mjekësisë familjare, institucione kërkimore dhe arsimore, spitale si dhe në praktikën e pavarur dentare, duke qenë konkurrues në tregun e punës dhe kontribues në përmirësimin e shëndetit oral në nivel kombëtar dhe rajonal.

Metodat e vlerësimit

Rezultatet e të nxënit në programin Dr. Dent. Stomatologji vlerësohen përmes një kombinimi të metodave të vlerësimit përmbledhës dhe formues, si më poshtë:

Provimet përfundimtare, Kolokiume, Provimet me gojë, Vlerësimi i Praktikës Klinike, Seminare/Projektet Kërkimore, Tema e Diplomës.

Kuize, Pyetje të drejtpërdrejta, Pyetje javore, Detyrat në klasë, Aktivitete Klinike dhe Laboratorike, Komente me gjurmimin e ndryshimeve.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <5%

PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >95%

SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 9.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Semestri I
Kimi mjekësore – 7 ECTS

Kimia si lëndë mundëson zhvillimin dhe thellimin e mëtejmë të njohurive në lëminë e kimisë së përgjithshme, mundëson të kuptuarit e filozofisë së kimisë si shkencë natyrore dhe eksperimentale, si dhe krijimin e shprehive dhe shkathtësive gjatë punës teorike dhe praktike, aftësive të kërkimit të informatave.

Fizikë mjekësore me biofizikë – 6 ECTS

Biofizika ofron njohuri për ligjet fundamentale që e ndihmojnë gjatë studimeve në disiplinat e ndryshme të mjekësisë, e më pastaj në punën praktike si mjek. Lënda ofron horizonte të reja të metodave dhe teknologjisë më bashkëkohore të aplikuara në mjekësi për diagnostifim dhe kurim.

Biologji me gjenetikë – 7 ECTS

Biologjia ofron njohuri fundamentale për strukturën qelizore, për ndërtimin dhe funksionin e qenieve të gjalla, etj..

Etikë mjekësore – 3 ECTS

Kjo lëndë mundëson që studentët të njoftohen me qëllimet, caqet dhe periudhat zhvillimore të etikës mjekësore dhe deontologjisë mjekësore, si dhe studentët të mësojnë për obligimet e mjekut ndaj pacientit, fshehtësinë mjekësore dhe eutanazinë.

Anglishte e mjekësisë – 3 ECTS

Gjuha Angleze mundëson zhvillimin, zotërimin dhe zbatimin e shkathtësive të gjuhës angleze në praktikën mjekësore, respektivisht arritjen e njohurive për përdorimin e literaturës mjekësore angleze.

Statistikë mjekësore me informatikë – 2 ECTS

Kjo lëndë na njofton me metodologjinë statistikore, definicionet në informatikën mjekësore, organizimi i të dhënave në kompjuter, përgatitja e të dhënave për përpunim elektronik, përpunimi dhe prezantimi i të dhënave, probabiliteti dhe shpërndarja normale e dukurisë.

Sistemi informativ shëndetësor - 2 ECTS

Gjatë vitit të parë parashihet që studentët të arrin të kenë një koncept lidhur me atë se çka është SISH, cila është rëndësia e SISH-it gjatë punës së tyre profesionale. Konkretisht gjatë vitit të parë do të këtë fokus në pjesën e historikut ku do shohim sistemet që janë përdorur deri tani dhe ndryshimet që do vinë pas implementimit të SISH. Analizat e sektorit shëndetësor janë kyçe në njohurit e studentëve mbi atë se si është dizajnuar aplikacioni i SISH. Gjithashtu dizajnimi,ndërtimi dhe implementimi ka nevojë për financim, ku studentët do kenë njohuri mbi format e financimit dhe investimit në këtë sektorë.

Semestri II
Hyrje në Stomatologji – 3 ECTS

Mësimi teorik i kësaj lëmie konsiston në përfshirjen e temave me interes të posaçëm mbi stomatologjinë si shkencë në zhvillim permanent.

Anatomi I – 8 ECTS

Anatomia do të ofrojë studentëve njohuri mbi ndërtimin anatomik të trupit të njeriut në funksion të arritjes së njohurive të domosdoshme për ndërtimin trupor të tyre. Këto njohuri do të mundësojnë kuptimin e lokalizimit të indeve, organeve dhe sistemeve të ndryshme të organeve.

Metodologji e punës shkencore – 3 ECTS

Ky modul mundëson njohjen e koncepteve të të mësuarit, metodologjisë së hulumtimit, studimit dhe prezantimit të punimeve shkencore, leximin –vlerësimin kritik të punimeve shkencore dhe shfrytëzimin dhe kërkimin e literatures në libraritë elektronike adekuate për punime shkencore.

Biokimi – 8 ECTS

Ky modul përfshinë: Bazën e strukturës kimike të substancave organike si proteinave, funksionin katalizues të enzimave, metabolizmin bazë, në veçanti rolin e ATP dhe rrugët e lidhura me transdukcionin (shndërrimin) e tij. Metabolizmin e polisaharideve, lipideve dhe amino acideve. Parimet bazë të kontrollit dhe integrimit të metabolizmit, struktura dhe funksioni i ADN, replikimi (kopja) e ADN. Struktura, mekanizmi transkipttues (kopje-shënues) dhe funskioni i ARN., mekanizmin e sintezës të proteinave.

Anglishte e mjekësisë – 2 ECTS

Gjuha Angleze mundëson zhvillimin, zotërimin dhe zbatimin e shkathtësive të gjuhës angleze në praktikën mjekësore, respektivisht arritjen e njohurive për përdorimin e literaturës mjekësore angleze.

Ndihma e parë – 3 ECTS

Ndihma e parë ofron njohuri teorike dhe praktike për dhënien e ndihmës së parë mjekësore në raste të urgjencave, aksidenteve dhe gjendjeve tjera të lëndimeve që kërkojnë qasje sa më të shpejtë mjekësore.

Lëndë zgjedhore
Biologji molekulare - 3 ECTS

Biologjia molekulare përshkruan strukturën qelizore në nivel molekular dhe rolin e strukturave qelizore në ndërtimin qelizor dhe sëmundjet e ndryshme trashëguese.

Histori e Stomatologjisë - 3 ECTS

Histori e Stomatologjisë, ka si subjekt ligjërimi zhvillimin historik të stomatologjisë.

Viti II

Semestri III
Anatomi II – 7 ECTS

Anatomia do të ofrojë studentëve njohuri mbi ndërtimin anatomik të trupit të njeriut në funksion të arritjes së njohurive të domosdoshme për ndërtimin trupor të tyre. Këto njohuri do të mundësojnë kuptimin e lokalizimit të indeve, organeve dhe sistemeve të ndryshme të organeve.

Histologji me Embriologji – 5 ECTS

Ky modul përfshinë në dokumentin e tij të gjitha njohuritë bazike për lëndën e histologjisë, duke përfshirë strukturën qelizore, strukturën indore si dhe strukturën e organeve dhe sistemeve të organeve.

Fiziologji Mjekësore – 5 ECTS

Qëllimi kryesorë i lëndës Fiziologjia e njeriut është të ofroj një prezantim në detaje të funksionit të organeve dhe sistemit të organeve të trupit të njeriut. Kjo lëndë është e dizajnuarën atë mënyrë që studentët të kuptojnë funksionin e secilit organ dhe sistem të organeve, mekanizmat rregullues të trupit të njeriut dhe integrimin fiziologjik të sistemit të organeve në ruajtjen e hemostazës.

Anatomi e dhëmbëve human me morfologji – 5 ECTS

Hulumtimi i zhvillimit të organit të dhëmbit në aspektin odontogjenetik dhe filogjenetik të njeriut dhe krahasimi me kurrizorët tjerë.

Protetikë Paraklinike - Mobile – 3 ECTS

Ky modul i mundëson studentëve të njoftohen me të gjitha fazat e punimit të protezave parciale pllakore, parciale të skeletuara dhe protezave totale. Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe ushtrojnë fazat e punimit të punimeve protetike mobile të cilat kryhen në laborator.

Materialet në Stomatologji – 3 ECTS

Ky modul i mundëson studentëve të njoftohen me të gjitha materialet të cilat përdoren në stomatologji. Studentët do të kenë mundësinë të ushtrojnë aftësitë/shkathtësitë të shoqëruara me përgatitjen e materialeve të ndryshme në pjesën e ushtrimeve praktike.

Lëndë zgjedhore
Pirja e Duhanit dhe Shëndeti Oral – 2 ECTS

Studentët do të njoftohen me bazat e shëndetit oral, rolin dhe rëndësinë e duhanpirjes në shëndetin e indeve të kavitetit oral, dhe patalogjitë specifike që manifestohen te duhanpirësit.

Parandalimi i Infeksioneve në Stomatologji – 2 ECTS

Programi mësimorë i lëndës përfshin njësi mësimore mbi principet e prevencës dhe kontrollës së infeksionit dhe masat standarde të ndërmarra gjatë punës rutinore stomatologjike si dhe masat e veçanta të bazuara në sëmundjet transmisive gjatë punës me pacient të grupit të rrezikut.

Semestri IV
Fiziologji Mjekësore – 4 ECTS
Mikrobiologji Mjekësore – 4 ECTS

Përkufizon emrat e baktereve, viruseve, fungjeve, protozoave dhe helimteve që kanë rolin kryesor në mjekësi si dhe strukturën dhe dallimet kryesore ndërmjet tyre. Përkufizon natyrën e binomit natyror, plazmideve dhe bakteriofagut; transferin gjenetik të baktereve dhe bazën gjenetike të rezistencës ndaj antimikrobeve. Përcakton llojin dhe përdorimin e antimikrobikeve në stomatologji. Përcakton kroskontaminimin dhe kontrollin e infeksionit në stomatologji.

Anatomia Patologjike I – 4 ECTS

Lënda e patologjisë mësohet në vitin e dytë të studimeve. Patologjia si shkencë është urë lidhëse ndërmjet shkencave bazike dhe përvojës praktike, e cila merret me hulumtimin e shkaktarit të sëmundjes (etiologjisë) dhe mekanizmit të zhvillimit (patogjenezës), i cili përcillet me simptomat dhe shenjat përkatëse te pacienti.

Fiziologji Patologjike I – 4 ECTS

Kjo lënd mund të konsiderohet si urë lidhëse në mes disiplinave mjekësore paraklinike dhe atyre klinike. Përmes mësimit të kësaj lënde studentët marrin bazat shkencore për kuptimin e mekanizmave të zanafillës së sëmundjeve të veçanta dhe shenjave të tyre, të cilat do ti vërejnë më pas në lëndët klinike. Përmes studimit të Fiziologjisë Patologjike mund të njihen faktorët e veçantë etiologjik, posaçërisht vetitë e tyre të cilat mund të iniciojnë procesin patologjik.

Protetikë Paraklinike - Mobile – 3 ECTS

Ky modul i mundëson studentëve të njoftohen me të gjitha fazat e punimit të protezave parciale pllakore, parciale të skeletuara dhe protezave totale. Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe ushtrojnë fazat e punimit të punimeve protetike mobile të cilat kryhen në laborator.

Epidemiologji, Higjienë dhe Mjekësi Sociale - 4 ECTS

Ky modul i mundëson studentit të studion ligjet e përgjithshme të procesit epidemik dhe infektiv, d.m.th. ligjet themelore objektive që janë universal për të gjitha infeksionet dhe që kushtojnë shfaqjen, përhapjen dhe shuarjen e tyre.

Propedeutikë stomatologjike – 4 ECTS

Ky modul i mundëson studentit të studion ligjet e përgjithshme të procesit epidemik dhe infektiv, d.m.th. ligjet themelore objektive që janë universal për të gjitha infeksionet dhe që kushtëzojnë shfaqjen, përhapjen dhe shuarjen e tyre. Metodat epidemiologjike të mbrojtjes shëndetësore dhe masat higjienike në mbrojtjen shëndetësore të studimit dhe hulumtimit. Masat profilaktike dhe kundër epidemike.

Lëndë zgjedhore
Mikrobiologji e kavitetit Oral – 3 ECTS

Kaviteti oral nga dita e parë e lindjes dhe gjerë në vdekje është kolonizuar me lloje të ndryshme të mikroorganizmave. Florën orale kryesisht e përbëjnë mikroorganizmat të cilat i janë adaptuar kushteve jetike në të, dhe varësisht nga kushtet ekologjike e formojnë florën normale të kavitetit oral. Pos këtyre mikroorganizmave në kavitetin oral mund të gjenden mikroorganizmat të cilët arrijnë nga ambient i jashtëm nëpërmjet ujit, ushqimit si dhe mjeteve të ndryshme. Disa lloje të këtyre mikroorganizmave janë saprofit të vërtetë, llojet tjera paraqiten si parazite dhe më së shpeshti janë përfaqësues të “sojeve patogjene” të cilat shkaktojnë infeksione manifeste klinike.

Gjenetika Orofaciale – 3 ECTS

Gjenetika orofaciale është lëndë e cila trajton ligjet dhe mënyrat e trashëgimisë përmes të cilave paraqiten vetitë normale dhe posaçërisht anomalitë në regjionin orofacial.

Viti III

Semestri V
Fiziologji Patologjike II – 4 ECTS

Plani mësimor i lëndës së Fiziologjisë Patologjike bazohet në konceptin e përmbajtjes së mësimit klinik të orientuar të Fakultetit të Mjekësisë. Kjo lëndë mund të konsiderohet si urë lidhëse në mes disiplinave mjekësore paraklinike dhe atyre klinike. Përmes mësimit të kësaj lënde studentët marrin bazat shkencore për kuptimin e mekanizmave të zanafillës së sëmundjeve të veçanta dhe shenjave të tyre, të cilat do ti vërejnë më pas në lëndët klinike. Përmes studimit të Fiziologjisë Patologjike mund të njihen faktorët e veçantë etiologjik, posaçërisht vetitë e tyre të cilat mund të iniciojnë procesin patologjik. Me hulumtimin e Fiziologjisë Patologjike, fitohen njohuri mbi mekanizmat patogjenikë, të cilët janë të përbashkët për sëmundjet e shumta dhe njëherit zhvillohet kuptimi për qasje integrative të procesit patologjik te i sëmuri e jo vetëm kah organet e veçanta të sëmura.

Anatomia Patologjike II – 4 ECTS

Patologjia si shkencë është urë lidhëse ndërmjet shkencave bazike dhe përvojës praktike, e cila merret me hulumtimin e shkaktarit të sëmundjes (etiologjisë) dhe mekanizmit të zhvillimit (patogjenezës), i cili përcillet me simptomat dhe shenjat përkatëse te pacienti.

Shëndeti Publik Oral – 2 ECTS

Sëmundjet e dhëmbit dhe të gojës, përveç që janë problem shëndetësor, njëkohësisht janë edhe problem tejet i rëndë social. Meqenëse sëmundjet dento-orale në vendin tonë kanë një frekuencë tejet të lartë të përhapjes, shtrohet nevoja që studentët të pajisen me njohuri themelore nga shëndeti dento-oral si dhe problem jo vetëm i individit por edhe i shoqërisë.

Farmakologji me Toksikologji – 3 ECTS

Farmakologjia është degë e mjekësisë dhe biologjisë e cila ka të bëjë me studimin e veprimit të barit. Në mënyrë më specifike, paraqet studimin e ndërveprimeve që ndodhin në mes të organizmit të gjallë dhe substancave kimike që ndikojnë në funksionin biokimik normal apo jo normal.

Protetikë paraklinike - fikse – 3 ECTS

Ky modul iu mundëson studentëve të njoftohen me të gjitha fazat e punimit të punimeve protetikore fikse (rindërtimet, kurorat dhe urat). Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe ushtrojnë fazat e punimit të punimeve protetikore fikse të cilat kryhen në laboratorin dentar.

Stomatologji Operative Paraklinike – 4 ECTS
Mjekësi interne – 4 ECTS

Shtjellimi i problematikës mbi sëmundjet internistike të patologjive mbi sëmundjet e gjakut, sistemit urinar, sëmundjeve endokrinologjike dhe çrregullimeve të metabolizmit, patologjisë gastrointestinal e sëmundjeve të mëlçisë, sëmundjeve të traktit respirator atij kardiovaskular dhe sëmundjeve reumatizmale.

Imunologji – 2 ECTS

Imunologjia ka fushëveprim të gjerë dhe përmbledhë reaksione të ndryshme që organizmi përdorë për të ruajtur integritetin e tij.

Gnatalogji – 3 ECTS

Ky modul iu mundëson studentëve të njoftohen me principet e okluzionit.

Lëndë zgjedhore
Ergonomia në Stomatologji – 2 ECTS

Ergonomia stomatologjike përfshinë pjesën e parë që konsiston me njohuritë e përgjithshme të veprimtarisë stomatologjike (kabineti, puna, dizajni ergonomik etj) dhe pjesa e dytë që përfshinë sëmundjet profesionale dhe masat mbrojtëse.

Estetika në Stomatologji – 2 ECTS

Njohja me principet e estetikës gjatë punimit të të gjitha punimeve protetikore (mobile dhe fikse).

Semestri VI
Farmakologji me Toksikologji – 4 ECTS
Mjekësi e Brendshme – 3 ECTS
Sëmundje Infektive – 3 ECTS
Dermatologji – 3 ECTS
Neuropsikiatri – 3 ECTS

Neurologjia është shkencë e cila merret me studimin e çrregullimeve të sistemit nervor qendror dhe periferik, sëmundjeve të muskujve dhe sëmundjeve të pllakës neuromuskulore. Është shkencë lidhëse ndërmjet shkencave bazike dhe të përvojës praktike dhe e cila bazohet në hulumtimin e shkaktarit (etiologjisë), mekanizmit të zhvillimit (patogjenezës), mekanizmave patofizilogjikë, simptomatologjinë dhe shenjat klinike, metodat diagnostikuese bashkëkohore dhe mënyrat e trajtimit bashkëkohor të sëmundjeve neurologjik.Psikiatria është shkencë e cila merret me sëmundjet shpirtërore. Bazohet në intervistën psikiatrike, metodat psikologjike si dhe metodat tjera diagnostifikuese për të dalluar jonormalen nga normalja.

Protetikë Paraklinike fikse – 4 ECTS

.

Stomatologji Operative Paraklinike – 4 ECTS
Radiologji stomatologjike – 4 ECTS

Në rrjedhën e studimeve të stomatologjisë, si e domosdoshme paraqitet nevoja e njohjes së radiologjisë stomatologjike. Prandaj është e nevojshme që studenti të marrë njohuritë elementare mbi radiologjinë stomatologjike, si pjesë me interes për njohjen e imazheve karakteristike radiologjike të sëmundjeve në stomatologji, lokalizimin e tyre, formën , madhësinë dhe në bazë të tyre të përcaktoj ndryshimet patologjike.

Lëndë zgjedhore
Stomatologji e Bazuar në Dëshmi – 2 ECTS

.

Çrregullime Temporo-Mandibulare, Diagnostika dhe Terapia – 2 ECTS

Në këtë modul studentët njihen me teoritë e ndryshme të çrregullimeve temporomandibulare; me qëndrimet bashkëkohore për etiologjinë dhe epidemiologjinë e këtyre çrregullimeve si dhe me metodat e trajtimit: terapinë medikamentoze, terapinë fizikale, terapinë me splinte si dhe terapitë specifike protetike e ortodontike.

Viti IV

Semestri VII
Kirurgji – 5 ECTS

Kirurgjia është degë e Mjekësisë që në vete përmban pjesën e përgjithshme dhe speciale. Kirurgjia merret me studimin dhe mjekimin e të gjitha sëmundjeve kirurgjike të njeriut që i takojnë pjesës së përgjithshme dhe speciale duke filluar nga koka deri te ekstremitetet e poshtme.

Pediatri – 3 ECTS

Njohuritë me sëmundjet te fëmijët sipas sistemeve dhe kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor të fëmijëve.

Oftalmologji – 3 ECTS

Lënda e Oftalmologjisë i mundëson studentit të njihet me ekzaminimet e syrit; të fitoj njohuri për sëmundjet e syrit si dhe trajtimin e tyre; të njihet me anomalitë e refraksionit, çrregullimet e motilitetit dhe menaxhimin e tyre; të ofroj ndihmën e parë te lëndimet e syrit dhe gjendjet emergjente; të njihet me shenjat dhe simptomat në sy të shkaktuara nga sëmundjet sistemike si dhe të njihet me aplikimin e barnave për sëmundje të syrit.

Kirurgji Orale Paraklinike – 5 ECTS

Programi mësimor u mundëson studentëve të fitojnë njohuri të mjaftueshme teorike mbi përdorimin e anestezionit lokal në stomatologji dhe kirurgji orale, substancat anestetike dhe mënyrën e administrimit. Programi i lëndës gjithashtu u ofron studentëve njohuri teorike mbi indikacionet dhe kundërindikacionet për anestezion dhe ekstraksion të dhëmbëve dhe komplikimet lokale dhe të përgjithshme që ndërlidhen me procedurat e përmendura. Rëndësi të veçantë në programin e lëndës i kushtohet procedurës së diagnostikimit të patologjive orale duke theksuar rolin e radiografisë në procesin e diagnostikimit.

Stomatologji operative klinike – 4 ECTS
Protetikë Klinike Mobile – 4 ECTS

Ky modul ju mundëson studentëve të njoftohen me të gjitha fazat klinike të punimit të punimeve protetikore mobile (protezat parciale dhe totale). Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe ushtrojnë rehabilitimin protetikorë të pacientëve me padhëmbësi parciale dhe totale.

Anesteziologjia dhe reanimacioni – 3 ECTS

Anesteziologjia dhe Reanimacioni është lëndë e rregullt në të gjitha universitetet evropiane dhe regjionale. Te ne, kjo lëndë zgjedhore e dedikuar studentëve të stomatologjisë, bazohet në tre pjesë: anestezion lokal, sedacionin dhe reanimacioni e pacientit. Anesteziologjia është shkencë, e cila ka për qëllim eliminimin e dhimbjes dhe kryerjen e procedurave invasive pa dhimbje. Kjo arrihet me aplikimin e anestetikëve të përgjithshëm dhe anestetikëve lokal. Pjesa e dytë e modulit është sedacioni, shkallët dhe mënyrat e sedacionit. Pjesa e tretë e modulit është reanimimi, që mundësohen njohjen dhe menaxhimin e gjendjeve kritike.

Lëndë zgjedhore
Stomatologji Dixhitale – 3 ECTS

.

Traumatologjia e Regjionit Maksilofacial – 3 ECTS

Ky modul ju mundëson studentëve të njoftohen me njohuritë bazike të lëndimeve të regjionit maksillofacial dhe oral, prej mënyrës së ekzaminimit fizik dhe metodave të ndryshme imazherike në mënyrë që të vie deri te një diagnozë adekuate. Gjithashtu do të njoftohen me rregulla të ndihmës së parë te të gjithë pacientët me polytrauma duke filluar që nga rrugët e frymarrjs, frymarrja, gjakderdhjet dhe imobilizimi i fragmenteve të thyera.

Hemostaza në Stomatologji – 3 ECTS

Ky program do të pajisë studentin me njohuri të përgjithshme mbi fiziologjinë e gjakut dhe sistemit hemostatic, çrregullimet më të shpeshta të hemostazës dhe eiologjisë së tyre, analizat laboratorike preoperative të kërkuara nga këta pacientë dhe interpretimin e tyre dhe planin e paraparë për menaxhimin e këtyre pacientëve tek intervenimet stomatologjike dhe kirurgjiko-orale në kuptim të prevencës dhe trajtimit të gjakderdhjes.

Semestri VIII
Kirurgji – 5 ECTS

Kirurgjia është degë e Mjekësisë që në vete përmban pjesën e përgjithshme dhe speciale. Kirurgjia merret me studimin dhe mjekimin e të gjitha sëmundjeve kirurgjike të njeriut që i takojnë pjesës së përgjithshme dhe speciale duke filluar nga koka deri te ekstremitetet e poshtme.

Ortodonci paraklinike – 4 ECTS

Ortodoncia është disiplinë / degë / lami e stomatologjisë që merret me studimin dhe trajtimin e anomalive të sistemit oro-facial.

Stomatologji operative – klinike – 5 ECTS
Protetikë Klinike Mobile – 5 ECTS
Stomatologji preventive – 4 ECTS

Lënda përshkruan masat preventive për mbrojtjen e shëndetit në stomatologji. Mundësitë e prevenimit të shëndetit oral të fëmijëve me mosha të ndryshme.

Otorinolaringologjia – 4 ECTS

Lënda në përmbajtje ka për qëllim njohjen e studentëve me lëndën e ORL-KKQ, patologjinë, diagnostifikimin dhe trastimin e sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit.

Lëndë Zgjedhore
Urgjenca në stomatologji - 3 ECTS

.

Biomekanika e lëvizjes së dhëmbëve - 3 ECTS

.

Viti V

Semestri IX
Endodoncion 1 – 3 ECTS

Lëmi e stomatologjisë që merret me etiologjinë, diagnostofikimin dhe metodat e ndryshme të shërimit të pulpës dhe paraodonciumit apical të atakuar, si dhe trajtimin e traumave të dhëmbit.

Protetikë Klinike Fikse I – 3 ECTS

Ky modul ju mundëson studentëve të njoftohen me të gjitha fazat klinike të punimit të punimeve protetikore fikse. Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe ushtrojnë rehabilitimin protetikorë të pacientëve me padhëmbësi parciale.

Pedodonci I – 4 ECTS

Ky modul ju mundëson studentëve të njoftohen me punë praktike klinike. Trajtimi i kariesit, pulpiteve, peridontiteve apikale dhe patologjive të tjera orale te të gjithë grup moshat e fëmijëve.

Parodontolgji I – 4 ECTS

Në lëndën Parodontologjia studentët do të njoftohen me ndërtimin anatomik, histologjik, funksionin dhe mekanizmat, mbrojtës të strukturave të aparatit mbështetës të dhëmbit. Vëmendja kryesore i kushtohet anatomisë, histologjisë, funksionit dhe mekanizmave mbrojtës të parodonciumit (gingivës, periodonciumit, kockës aleveolare, cementës së rrënjës të dhëmbit), si dhe sëmundjeve të parodonciumit gingiviteve; etiologjisë, patogjenzës, tablos klinike, diagnozës, prognozës, stadeve, diagnozës diferenciale, rëntgengrafisë, komplikimeve, epidemiologjisë së parodontopative dhe parodontopatisë juvenile. Mësimi do të përqendrohet në veprimin e forcave okuzale në parodoncium dhe terapinë e çrregullimeve okluzo-atrikulese. Do të shtjellohet edhe terapia bazike, kirurgjike, fizikale dhe medikamentoze e parodontopative.

Mjekësia Orale I – 3 ECTS

Studentët do të angazhohen për caktimin e diagnozave dhe tretmanin e sëmundjeve të indeve të buta të kavitetit oral (stomatiteve eksudative, AIDS-it, stomatiteve ulceromebranoze dhe gangrenoze; fetor ec ore: sëmundjeve të buzëve (cheilitet), sëmundjeve të gjuhës, dermatozave, ndryshimet orale të sëmundjet e gjakut; deficit vitaminoz; sëmundjet specifike; sëmundjet e gjëndrave pështymore, karakteristikave themelore të temorëve oral). Pjesë e posaçme e lëndës me të cilat do të takohen studentët janë vatrat fokale orale, dignoza dhe terapia e tyre.

Ortodonci Klinike I – 4 ECTS

Ortodoncia është disiplinë e stomatologjisë që merret me studimin dhe trajtimin e anomalive të sistemit oro-facial.

Kirurgjia Maksilofaciale I – 3 ECTS

Kirurgjia Maksillofaciale ka për objekt mësimi sëmundjet e regjionit maksillofacial (Fytyra, eshtërta e fytyrës, nofullat, goja) në aspektin kirurgjik. Gjatë procesit mësimor të kësaj lënde studentët e vitit të V-të të degës së Mjekësisë së përgjithshme dhe studentët e vitit V dhe VI të degës së Stomatologjisë njifen me përmbajtjen e saj, pra mësojnë për patologjitë si infeksionet, tumorët beninj dhe malinj, traumatologjinë, cistat, sëmundjet e nyjës temporomandibulare, sëmundjet e gjëndrave pështymore, anomalitë kongjenitale, zhvillimore dhe të fituara, kirurgjinë rekonstruktive dhe plastike, kirurgjinë ortognatike etj.

Kirurgji Orale Klinike – 3 ECTS

Programi i lëndës u ofron studentëve njohuri të reja mbi principet e diagnostifikimit dhe dignozës diferenciale të patologjive të regjionit oral duke theksuar rolin e teknikave të veçanta të rentgengrafisë. Pjesa teorike e programit përfshinë kapituj mbi patologjitë dhe intervenimet më të shpeshta të regjionit oral si : infeksionet dentogjene acute e kronike, lezionet periapikale, cistat, dhëmbët e impaktuar, traumat e dhëmbëve dhe kreshtës alveolare, intervenimet kirurgjike paraprotetikore, tumoret beninje, intervenimet kirurgjike te pacientët me çrregullime të hemostazës etj. Ushtrimet praktike studentët i realizojnë kryesisht në sallë të ekstracioneve duke ushtruar intervenimet bazike kirurgjiko-orale si; aplikimi i anestezionit lokal, nxjerrja e dhëmbëve dhe trajtimi i komplikimeve të mundshme përcjellëse. Rëndësi të veçantë i kushtohet diagnozës dhe terapisë së infeksioneve acute dentogjene.

Lëndë zgjedhore
Terapia me maskerina transparente - 3 ECTS

.

Laserët në Stomatologji - 3 ECTS

.

Semestri X
Endodoncion I – 3 ECTS

Lëmi e stomatologjisë që merret me etiologjinë, diagnostofikimin dhe metodat e ndryshme të shërimit të pulpës dhe paraodonciumit apical të atakuar, si dhe trajtimin e traumave të dhëmbit.

Protetikë Klinike Fikse I – 3 ECTS

Ky modul ju mundëson studentëve të njoftohen me të gjitha fazat klinike të punimit të punimeve protetikore fikse. Studentët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe ushtrojnë rehabilitimin protetikorë të pacientëve me padhëmbësi parciale.

Pedodonci I – 3 ECTS

Ky modul ju mundëson studentëve të njoftohen me punë praktike klinike. Trajtimi i kariesit, pulpiteve, peridontiteve apikale dhe patologjive të tjera orale te të gjithë grup moshat e fëmijëve.

Parodontolgji I – 3 ECTS

Në lëndën Parodontologjia studentët do të njoftohen me ndërtimin anatomik, histologjik, funksionin dhe mekanizmat, mbrojtës të strukturave të aparatit mbështetës të dhëmbit. Vëmendja kryesore i kushtohet anatomisë, histologjisë, funksionit dhe mekanizmave mbrojtës të parodonciumit (gingivës, periodonciumit, kockës aleveolare, cementës së rrënjës të dhëmbit), si dhe sëmundjeve të parodonciumit gingiviteve; etiologjisë, patogjenzës, tablos klinike, diagnozës, prognozës, stadeve, diagnozës diferenciale, rëntgengrafisë, komplikimeve, epidemiologjisë së parodontopative dhe parodontopatisë juvenile. Mësimi do të përqendrohet në veprimin e forcave okuzale në parodoncium dhe terapinë e çrregullimeve okluzo-atrikulese. Do të shtjellohet edhe terapia bazike, kirurgjike, fizikale dhe medikamentoze e parodontopative.

Mjekësia Orale I – 2 ECTS

Studentët do të angazhohen për caktimin e diagnozave dhe tretmanin e sëmundjeve të indeve të buta të kavitetit oral (stomatiteve eksudative, AIDS-it, stomatiteve ulceromebranoze dhe gangrenoze; fetor ec ore: sëmundjeve të buzëve (cheilitet), sëmundjeve të gjuhës, dermatozave, ndryshimet orale të sëmundjet e gjakut; deficit vitaminoz; sëmundjet specifike; sëmundjet e gjëndrave pështymore, karakteristikave themelore të temorëve oral). Pjesë e posaçme e lëndës me të cilat do të takohen studentët janë vatrat fokale orale, dignoza dhe terapia e tyre.

Ortodonci Klinike I – 2 ECTS

Ortodoncia është disiplinë e stomatologjisë që merret me studimin dhe trajtimin e anomalive të sistemit oro-facial.

Kirurgjia Maksilofaciale I – 3 ECTS

Kirurgjia Maksillofaciale ka për objekt mësimi sëmundjet e regjionit maksillofacial (Fytyra, eshtërta e fytyrës, nofullat, goja) në aspektin kirurgjik. Gjatë procesit mësimor të kësaj lënde studentët e vitit të V-të të degës së Mjekësisë së përgjithshme dhe studentët e vitit V dhe VI të degës së Stomatologjisë njifen me përmbajtjen e saj, pra mësojnë për patologjitë si infeksionet, tumorët beninj dhe malinj, traumatologjinë, cistat, sëmundjet e nyjës temporomandibulare, sëmundjet e gjëndrave pështymore, anomalitë kongjenitale, zhvillimore dhe të fituara, kirurgjinë rekonstruktive dhe plastike, kirurgjinë ortognatike etj.

Kirurgji Klinike Orale I – 3 ECTS

Programi i lëndës u ofron studentëve njohuri të reja mbi principet e diagnostifikimit dhe dignozës diferenciale të patologjive të regjionit oral duke theksuar rolin e teknikave të veçanta të rentgengrafisë. Pjesa teorike e programit përfshinë kapituj mbi patologjitë dhe intervenimet më të shpeshta të regjionit oral si : infeksionet dentogjene acute e kronike, lezionet periapikale, cistat, dhëmbët e impaktuar, traumat e dhëmbëve dhe kreshtës alveolare, intervenimet kirurgjike paraprotetikore, tumoret beninje, intervenimet kirurgjike te pacientët me çrregullime të hemostazës etj. Ushtrimet praktike studentët i realizojnë kryesisht në sallë të ekstracioneve duke ushtruar intervenimet bazike kirurgjiko-orale si; aplikimi i anestezionit lokal, nxjerrja e dhëmbëve dhe trajtimi i komplikimeve të mundshme përcjellëse. Rëndësi të veçantë i kushtohet diagnozës dhe terapisë së infeksioneve acute dentogjene.

Lëndë zgjedhore
Mjekësi ligjore – 3 ECTS

.

Implantologji Dentare – 2 ECTS

.

Viti VI

Semestri XI
Endodonci II - 5 ECTS
Protetikë Klinike Fikse II - 5 ECTS
Pedodonci II - 5 ECTS
Parodontologji II - 5 ECTS
Ortodonci Klinike II - 5 ECTS
Kirurgji Klinike Orale II - 5 ECTS
Semestri XII
Mjekësia orale II - 3 ECTS
Kirurgjia Maksilofaciale II - 4 ECTS
Stomatologji preventive - 3 ECTS
Tema e diplomës - 20 ECTS