Fakulteti i Administratës Publike ndau mirënjohje studentëve për kontributin e tyre në aktivitetet studentore

27 Qershor 2019

Fakulteti i Administratës Publike në Kolegjit AAB ndau mirënjohje për 80 studentë të cilët kontribuan në realizimin e aktiviteteve studentore për vitin akademik 2018/19.

Me rastin e ndarjes së këtyre mirënjohjeve dekani i Fakultetit të Administratës Publike në Kolegjin AAB, prof.dr. Petrit Bushi falënderoi studentët për pjesëmarrjen masive gjatë aktiviteteve të realizuara për këtë vit akademik.

Ai gjithashtu shtoi se Fakulteti i Administratës Publike përveç se ka kontribuar në rritjen profesionale të studentëve, rol të rëndësishëm ka pasur edhe për studentët e Fakulteteve të tjera të cilët ishin pjesë e debateve me kryetarë komunash, vizitave studentore, konferencave, etj…

Me rastin e ndarjes së këtyre mirënjohjeve, studentët u ndanë tejet të kënaqur për faktin se krahas mësimeve dhe angazhimeve akademike, Kolegji AAB, respektivisht Fakulteti i Administratës Publike po ndikon pozitivisht që ata të përfitojnë njohuri të reja edhe në organizime dhe aktivitete të ndryshme studentore.

Kujtojmë se Fakulteti i Administratës Publike këtë vit ka organizuar një sër aktivitetesh, me theks të veçantë ligjëratat për Qeverisjen Lokale me kryetarë komunash, takimin e studentëve me presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Meta, vizitat në institucione shtetërore, etj..

Share: