FAKULTETI I INFERMIERISË I KOLEGJIT AAB SHËNON DITËN NDËRKOMBËTARE TË DIABETIT ME NJË LIGJERATË INFORMATIVE

16 Nëntor 2018

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB patën mundësinë të marrin pjesë në një ligjeratë nga Prof. Dr. Merita Emini Sadiku, internist-endokrinolog.

Gjatë kësaj ligjerate,  u bë një thirrje që njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe para-diabeti të bëhen më aktivë fizikisht dhe të marrin masa të tjera parandaluese, siç është ndryshimi i dietës së tyre duke larguar yndyrnat dhe sheqernat. Prof. Dr. Idriz Sopjani, Dekan i Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB, tha se, në mënyrë që të zvogëlojmë numrin e rasteve me diabet, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që të ngrisim vetëdijësimin e populates. 

Përveç pjesëmarrjes në këtë ligjeratë, studentët dhe të gjithë personat e interesuar patën mundësinë të testojnë nivelet e glukozës në gjak në një stendë të ngritur nga Fakulteti i Infermierisë.

Share: