Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit bashkë me Federatën e Sportit Shkollor organizojnë gara në volejboll

7 Maj 2024

Janë mbajtur gara në volejboll për vajza me 7 ekipe përfaqësuese nga 7 vende të ndryshme të Kosovës. Këto gara janë organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor.

Gara është emëruar “Gjimnaziada Prishtina 2024”, ku pjesëmarrës ishin mbi 900 nxënës nga 77 shkolla të Kosovës.

Partnerë të tjerë bashkëpunues të “Gjimnaziada Prishtina 2024” ishin Komuna e Prishtinës – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Share: