Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit me organizim të turneut në shah

21 Shkurt 2022

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës organizoi turneun në shah për nder të Ditës së Pavarësisë ”PËRVJETORI I PAVARËSISË”. Turneun e shpallen të hapur dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Prof. Asoc. Dr. Fatmir Pireva dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Shahut të Kosovës z. Burhan Misini.

Turneu u organizua sipas sistemit zviceran me 9 xhiro të luajtura ku morën pjesë 93 shahistë. Për më të mirët e këtij turneu u ndane kupa, mirënjohje dhe shpërblime të ndryshme.

Share: