Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit nënshkruan memorandum mirëkuptimi me OJQ Play4 International

9 Dhjetor 2020

Qëllimi i përgjithshëm i këtij memorandumi është të sigurojë një kornizë për bashkëpunim dhe veprime konkrete në larmi fushash që janë me interes të ndërsjellë për qëllimet dhe strategjitë e PLAY dhe AAB-së.

Brenda kësaj kornize, PLAY dhe AAB synojnë të bashkëpunojnë për zbatimin e dy prej projekteve arsimore të PLAY në Kosovë dhe rritjen e përvojës arsimore dhe rezultateve për studentët e AAB-së.

PLAY është një OJQ ndërkombëtare me selinë e saj në Paris dhe me Mision në Kosovë që nga viti 2002. Përmes sportit dhe aktivitetit fizik, PLAY International krijon zgjidhje kolektive për të promovuar arsimimin, përfshirjen dhe mirëqenien e të gjithëve. Veprimet e PLAY në terren forcojnë një bindje të thellë se sporti është njëkohësisht e drejtë dhe mjet për të zgjidhur çështjet komplekse me të cilat përballen shoqëri të ndryshme.

Qëllimi kryesor i PLAY është që në Ballkanin Perëndimor të përmirësojë rezultatet arsimore dhe të promovojë kohezionin shoqëror duke fuqizuar gjeneratat e ardhshme duke përdorur fuqinë e sportit si një mjet për të edukuar, integruar dhe përmirësuar jetën e të gjithë të rinjve pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose aftësia e tyre.

Memorandumi u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, prof.asoc.dr. Fatmir Pireva dhe Andrew Piner, shef i misionit të Play International.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19