Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB dhe organizata “PLAY International Kosovo” organizojnë trajnim për fëmijët me nevoja të veçanta

2 Qershor 2022

“PLAY International Kosovo” dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB në kuadër të projektit PLAY’In Together kanë organizuar trajnimin dy ditor “Të gjithë lojtarë, të gjithë miq” me fokus në temën e gjithpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në aktivitete fizike.

Në këtë trajnim të ftuar ishin studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit nga Kolegji AAB, si një nga institucionet partnere të PLAY International.

Studentët e trajnuar do të jenë në gjendje të përdorin metodat e PLAY për të implementuar aktivitete sportive të rregullta me fëmijë. Në trajnim ishin të përzgjedhur edhe dhjetëra mësimdhënës nga vendet e ndryshme të Kosovës.

Share: