Fakulteti i Kulturës Fizike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Badmintonit të Kosovës

28 Qershor 2021

Edhe një federatë sportive, ajo e Badmintonit, tashmë është pjesë e listës së partnerëve të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB.

Me marrëveshjen e nënshkruar nga ana e dekanatit të këtij fakulteti dhe Federatës së Badmintonit të Kosovës, synohet që studentëve të Kolegjit AAB t’ u ofrohet edhe një mundësi për realizimin e pjesës teorike e praktike e zhvillimin e njohurive të reja në praktikë, në kuadër të lëndës së Badmintonit që pritet të inkorporohet në projektin e ardhshëm katër vjeçar.

Krahas kësaj, përmes kësaj marrëveshje do të organizohen programe të veçanta akademike afatshkurtra, përfshirë organizimin e përbashkët të shkollave verore, kampeve të ndryshme, manifestimeve të ndryshme, garave të niveleve të ndryshme.

Nga ana tjetër, studentëve të interesuar për licencim për trajner të badmintonit, sipas niveleve, do t’ u ofrohet edhe kjo mundësi përmes formave të precizuara të bashkëpunimit.

Share: