Fakulteti i Kulturës Fizike të Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës

14 Korrik 2023

Për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në përcaktimin e programeve të përbashkëta, në realizimin dhe zhvillimin e pjesës praktike të studentëve në kuadër të lëndës së basketbollit, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit ka nënshkruar një marrëveshje me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Kjo marrëveshje përfshin pika të shumta që kanë rol të rëndësishëm për studentët dhe stafin akademik nga ky fakultet dhe federatën, duke nisur nga pjesëmarrja e studentëve në programet për trajnerë, ligjërata dhe kurse për ta. Ndërsa stafi akademik në bashkëpunim me përfaqësues nga kjo federatë do organizojnë konferenca të përbashkëta shkencore, seminare, tryeza dhe pjesëmarrje në takime të ndryshme. Gjithashtu parashihet realizimi i aktiviteteve të përbashkëta si shkolla verore, kampe të ndryshme, manifestime dhe gara të shumta.

Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB Fatmir Pireva dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu.

Share: