Fakulteti i Psikologjisë shënoi 10 Tetorin “Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor”

Për të shënuar 10 tetorin, Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Fakulteti i Psikologjisë organizoi dy aktivitete kryesore me temën bosht: „Sfidat e shëndetit mendor në Kosovë”.

Aktiviteti kryesor u mbajtur në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, me ç’ rast u mbajt një tryezë profesionale diskutimi, e paraprirë nga një prezantim për përdorimin e drogave nga Qendra “Labyrinth”.

Pas përfundimit të prezantimit, për publikun prezent u hap diskutimi nga paneli profesional ku morën pjesë Prof. Dr. Neki Juniku, i cili solli përvojën e tij shumëvjeçare në këtë fushë; Dr. Sc. Mimoza Shahini, nga Qendra Klinike Universitare Psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë; Safet Blakaj nga Qendra “Labyrinth”, i cili solli përvojën e tij në këtë drejtim, nga fusha e përdorimit dhe abuzimit me substanca, si dhe Dr.Sc. Naim Telaku, në cilësinë e dekanit të Fakultetit të Psikologjisë, i cili përmblodhi përvojat personale dhe institucionale në këtë fushë.

Diskutimi u mbyll me pyetjet nga publiku dhe me konkluzionet për domosdoshmërinë e rritjes së angazhimit profesional dhe akademik për avancimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë.

Më pastaj, vazhda e aktiviteteve vazhdoi në Teatrin “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, ku për studentët dhe pjesëmarrësit u shfaq filmi me karakter psikologjik “Awakenings” i regjisorit Penny Marshall.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO