Fakulteti i Shkencave Shëndetësore zhvillon trajnimin për rolin e infermierit në sistemin shëndetësor

15 Maj 2026

Në Kolegjin AAB është mbajtur trajnimi i organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore, me temën “Infermierët në qendër të kujdesit cilësor dhe sistemeve të qëndrueshme shëndetësore”, me pjesëmarrjen e profesionistëve shëndetësorë dhe infermierëve nga institucione të ndryshme të vendit.

Trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive profesionale dhe forcimin e rolit të infermierëve në ofrimin e kujdesit cilësor dhe ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme shëndetësore.

Në këtë trajnim ligjëruan Eroll Reshtani, Behrije Vishi, Vlora Ejupi dhe Velide Pulomemoj, rreth temave që lidhen me menaxhimin e ngarkesës së punës, mirëqenien e profesionistëve shëndetësorë, menaxhimin e incidenteve klinike, kulturën e sigurisë dhe raportimin e gabimeve në praktikën klinike, praktikat infermierore të bazuara në evidencë, etj.

Trajnimi u përmbyll me diskutime interaktive ndërmjet pjesëmarrësve dhe ligjëruesve, ku u theksua rëndësia e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe bashkëpunimit për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Share: