Fakulteti i Shkencave Sociale fillon bashkëpunimin me Universitetin “St. Kliment Ohridski”  

5 Prill 2018

Në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale, Kolegji AAB ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin “St. Kliment Ohridski” në Manastir të Maqedonisë.

Kjo marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve për promovimin e kërkimeve shkencore nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve përmes programeve studimore. Po ashtu me këtë marrëveshje parashihen edhe  vizita të ndërsjella studimore të studentëve, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbime të materialeve akademike, bashkëpunim i ndërsjellë lidhur me organizimin e programeve të përbashkëta, etj…

Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua nga dekanja e Fakultetit të Edukimit prof. dr. Valentina Gulevska të Universitetit “St. Clement Ohridski” si dhe dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale prof dr. Hysen Kasumi.

 

Share: