Fakulteti i Shkencave Sociale mban tryezë diskutimi me titull “Qasje Strategjike për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme”

27 Maj 2024

Në vazhdën e aktiviteteve për ngritjen e cilësisë përmes pasqyrimit të potencialit të studentëve, sot në ambientet e Kolegjit AAB, u zhvillua aktivitet me studentët e vitit të katërt dhe vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Sociale. Profesoresha Arbërore Bicaj, promovoi punën e studentëve përmes analizës së publikimeve shkencore
përkitazi me strategjitë e edukimit me moshat e hershme. Studentët shpalosën këndvështrimet e tyre kritike lidhur me strategjitë që ata kishin analizuar si dhe përmes punës kreative në portfoliot që kishin punuar përgjatë semestrit.
Në vazhdim të aktivitetit, profesoreshë Violeta Buza, së bashku me studentët e vitit të tretë, përmbyllën me shumë finesë aktivitetin përmes prezantimit të punës praktike të studentëve, ku u shpalosën çështjet e vlerësimit te moshat e hershme. Në cilësinë e panelistëve, profesor Hysen Kasumi dhe profesoresha Diana Qarkaxhija, ndihmuan që ky aktivitet të realizohet me sukses.
Ndërsa studentët e vitit të katërt, me qasjen kritike dhe debatin e nxitur, reflektuan për të nxjerrë në pah punën e mësimdhënësve të tyre drejt arritjes së cilësisë.

Share: