Fakulteti i Stomatologjisë organizon edicionin e tretë të Kongresit Ndërkombëtar të Stomatologjisë “Prishtina Dental Weekend”

26 Prill 2024
The Faculty of Dentistry organizes the third edition of the International Congress of Dentistry "Prishtina Dental Weekend"

Nga data 17-19 maj 2024 do të mbahet edicioni i tretë me radhë i Kongresit Ndërkombëtar të Stomatologjisë “Prishtina Dental Weekend”, që organizohet nga Fakulteti i Stomatologjisë.

Ky kongres është i akredituar nga OSK me 15 pikë pjesëmarrje pasive dhe 20 pikë pjesëmarrje aktive.  “Prishtina Dental Weekend” është dëshmuar për këto tri vite si takimi më i madh shkencor dhe profesional në lëminë e stomatologjisë, jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon.

Përgjatë tri ditëve ju do të keni mundësinë të ndiqni ligjërata dhe workshops nga emrat më eminent botëror të stomatologjisë.

Share: