Fakulteti i Shkencave Sociale nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin Parashkollor “Joni A” në Prishtinë

3 Nëntor 2017

“Marrëveshja parasheh zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale në Institucionin Parashkollor “Joni A”, dhe projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, organizimin e seminareve për fushën e edukimit parashkollor etj.”, tha dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Hysen Kasumi, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në mjediset e Kolegjit AAB, me drejtoreshën e Kopshtit “Joni A” Albana Asllani.

Ndërsa drejtoresha Asllani, tha se me përkushtim maksimal është arritur një rezultat i dëshirueshëm, ndënshkimi i marrëveshjes në fjalë, dhe aktivitete të cilat do të realizohen për institucionin tonë janë të mirëpritura.

Share: