Fëmijët e Qendrës “Down Syndrome Kosova” zhvilluan aktivitete të përbashkëta me studentët e AAB-së

25 Maj 2015

Në kuadër të Manifestimit “Ditët e AAB-së, 2015”, studentët e Kolegjit AAB në bashkëpunim me qendrën “Down Syndrome Kosova”, kanë organizuar aktivitetin humanitar për fëmijët me sindromin Down, anëtarë të kësaj  qendre.

Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët e “Down Syndrome Kosova”, vizituan kampusin e AAB-së në Prishtinë, ndërsa  janë organizuar lojëra për fëmijë për qëllime edukative, shpërndaje e dhuratave për ta, etj. Në fund të aktivitetit organizatorët së bashku me fëmijët kanë ngrënë drekë së bashku dhe kanë biseduar për çështje të natyrave edukative.

Përveç organizatorëve, të gjithë fëmijët u ndanë të kënaqur në shoqërimin e studentëve dhe krijuan një afërsi të jashtëzakonshme me ta.

Studentët  e AAB-së u shprehën të gatshëm që tash e tutje t’i ndihmojnë kësaj qendre në formë vullnetare në çfarëdo aktiviteti që mund t’i angazhojë Down Syndrome Kosova.

Share: