FKM i AAB-së partner në dy konferenca shkencore ndërkombëtare në Greqi

5 Gusht 2021

Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB ishte partner në dy konferenca shkencore ndërkombëtare së bashku me Universitetin e Aristotelit, Universitetin e Versajës Saint-Quentin, King Graduate School at Monroe College nga SHBA dhe e drejtuar nga Instituti për Komunikime i Greqisë.

Fjala është për Konferencën e Gjashtë Ndërkombëtare për Komunikime dhe Menaxhment (ICCM2021) si dhe Konferencën e Dytë Ndërkombëtare Helenike për Shkencat Politike: Komunikimi në Politikë, të cilat u mbajtën online nga data 1 deri më 3 gusht.

Fakulteti i Komunikimit Masiv i AAB-së përveçse partner në këto konferenca, ka qenë gjithashtu i prezantuar nga stafi i vet edhe në Këshillin Organizues dhe Komitetin Shkencor të këtyre konferencave.

Në këto konferenca shkencore online morën pjesë dhjetëra prezantues nga Evropa, ShBA-të dhe nga Azia.
Më gjerësisht për këtë konferencë shih linkun:

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19