FKM i Kolegjit AAB dhe AGK vendosin bashkëpunim për ngritjen e profesionalizmit në gazetarinë e Kosovës

23 Shtator 2021

Fakulteti i Komunikimit Masiv (FKM) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila parashikon aktivitete të ndërsjella me qëllim të rritjes se profesionalizmit të gazetarëve dhe aftësimin e mëtejmë të studentëve të gazetarisë.

Prodekani i FKM-së, Prof. Asst. Dr. Gazmend Abrashi dhe drejtoresha ekzekutive e AGK-së, znj. Getoarbë Mulliqi Bojaj, thanë gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje se Kolegji AAB dhe Shoqata e Gazetarëve (AGK) shprehin gatishmëri për të pasur aktivitete të përbashkëta në ngritjen e mëtejme të profesionalizmit të gazetarisë në Kosovë.

Palët janë pajtuar që të bashkëpunojnë në shkëmbim përvojash, trajnime nga ekspertët e AAB-së për nevoja specifike të AGK-së, ligjërata të gazetarëve të ftuar nga AGK për studentët apo studiuesve të huaj, partneritet në organizmin e konferencave, simpoziumeve, leksione, tribuna të përbashkëta, si dhe forma të tjera me interes të ndërsjellë, të cilat ndikojnë në avancimin e gazetarisë profesioniste dhe studimeve mediatike në Kosovë.

Share: