Gazetari i RTK, Venhar Isufi ishte mysafiri i parë i #AABAlumniTalk, organizuar nga Qendra e Karrierës AAB

7 Dhjetor 2021

Qendra e Karrierës AAB filloi me serinë e diskutimeve “AAB Alumni Talk” me ish studentë të suksesshëm, që ka në fokus ndarjen e eksperiencave të studentëve të diplomuar gjatë rrugëtimit të tyre profesional.

I ftuari i parë i #AABAlumniTalk, ishte Venhar Isufi ish studenti i Fakultetit të Komunikimit Masiv. Ndonëse i ri në moshë, alumni Venhar Isufi tregoi eksperiencën e tij nga koha e studimeve, ndjekjen e trajnimeve, praktikave e deri tani si i punësuar gazetar në RTK – Radio televizionin e Kosovës.

Venhari theksoi se nga studimet që ka kryer në Kolegjin AAB ka qenë një ndihmëse e madhe e transformimit së pjesës teorike në pjesën praktike.

“Studimet, trajnimet dhe mundësitë që na ka dhënë AAB-ja, na kanë mundësuar që unë sot të bëj punën e gazetarit në terren në televizionin publik, ku unë këtë e konsideroj të arritur të madhe”, u shpreh Venhari.

Takimit me studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv iu shtua edhe më shumë vlera falë interaktivitetit që u zhvillua dhe pyetjeve që iu bënë të ftuarit, gazetarit Venhar Isufi.

Share: