“Gisht” i autores Doruntina Basha, jepet në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB

16 Shkurt 2022

Mbrëmë në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta me Ambasadën e Francës dhe aleancën franceze, përmes SADC (Shoqëria e autorëve dhe kompozitorëve dramatikë) në Paris u transmetua direkt drama “Gishti” e autores Doruntina Basha.

Drama “Gishti” tregonte historinë e dy grave, vjehrrës dhe nuses, të cilat edhe dhjetë vite pas zhdukjes së burrave të tyre në luftën e Kosovës, jetojnë së bashku, të paafta për t’i vajtuar siç duhet të vdekurit e tyre,të paafta për të vazhduar jetën.

Tregimi ngërthen sa vetminë e madhe dhe mallin për të zhdukurit e të vrarët po aq edhe shpresën, fuqinë e fantazisë dhe bindjes se tragjedia ka ndodhur dhe se me të duhet vazhduar jetën ashtu siç ndodhë në çdo shoqëri të pas luftës, në shoqëri që ballafaqohen me dukuritë dhe traumat e luftës dhe asaj çfarë vjen pas saj.

Bazuar në ngjarje të vërteta të cilat autorja i kishte dëgjuar nga anëtarë të familjeve të cilët ishin viktima të tilla, e bënin këtë dramë të mbushur me plot emocione.

Share: