Hana Zeqa është ftuar nga Bunka Fashion College në Tokio të Japonisë për seminar mbi teknologjinë dhe të ardhmen e modës

30 Qershor 2022

Ligjëruesja në departamentin e dizajnit të modës në Fakultetin e Arteve të Kolegjit AAB, Hana Zeqa është dizajnere dhe themeluese e studios së kostumeve ‘Fight or Flight’. Ajo ligjëron në lëndën “Histori e Kostumeve dhe Modës”, e cila së fundmi është ftuar nga Bunka Fashion College për seminar i cili ka të bëj me teknologjinë dhe të ardhmen e modës.

Ajo ka diplomuar në London College of Fashion për dizajn të kostumeve për performancë, ku ka hulumtuar për teknologjinë në veshje. Puna e saj me Fight or Flight është shfaqur në festivalin Ars Electronica, Kostumet e shekullit XXI në Moskë, Teatri Sadlers Wells në Londër, Oxo Tower në Londër, H&M starting house Berlin etj.

Share: