Hapet ekspozita kolektive e studentëve të Kolegjit AAB

26 Maj 2017

Sot, më 26 maj 2017, në orën 13:00, në  ambientet e Teatrit “Faruk Begolli”, hapet ekspozita kolektive  e studentëve të Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës të Kolegjit AAB, në Prishtinë.

Të pranishëm me rastin e hapjes së kësaj ekspozite do të jenë,përveç menaxhmentit të Kolegjit AAB, edhe përfaqësues të institucioneve të vendit, studentë dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të universiteteve partnere të AAB etj.

Ekspozita është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim!

Share: