Hapet thirrja për aplikim në grantet për projektet studentore nga Zyra e Projekteve në Kolegjin AAB

12 Mars 2024
The call for applications for grants for student projects from the Office of Projects at AAB College is open

Zyra për Zhvillimin e Projekteve në kuadër të Kolegjit AAB shpall të hapur thirrjen për grante për projekte studentore. Kjo thirrje bëhet me qëllim të fuqizimit të rolit të studentëve, shtimit të aktiviteteve jashtë kurrikulare si dhe pasurimit të jetës studentore.

Sesioni informes për studentët e interesuar mbahet me datën 18 mars 2024 nga ora 14:00, në Qendrën Mediale (Kati III).

Për të marrë pjesë në sesion informues regjistrohuni në linkun: https://forms.gle/d9zEjP6g2rp19ryj7

Për më shumë informata rreth thirrjes, objektivave dhe formës së aplikimit vizitoni faqen zyrtare https://aab-edu.net/bashkepunimet/projektet/ , duke shkarkuar dokumentin “Thirrje për aplikim për projekte studentore – Semestri veror 2023/2024” nën pjesën “Thirrjet e hapura nga Zyra për Zhvillim të Projekteve”.

Afati i fundit për aplikim: 30 mars 2024.

Për çdo pyetje ose informacion shtesë kontaktoni në [email protected], ose vizitoni Zyrën për Zhvillim të Projekteve në Kolegjin AAB, Kati III.

Share: