Hapet thirrja për Mevlana Exchange Programme (Academic) 2020/21

20 Shkurt 2020

Të nderuar mësimdhënës të Kolegjit AAB,
ju njoftojmë se Programi për Shkëmbim të Stafit Akademik, Mevlana, partner i të cilit është edhe Kolegji AAB, ka hapur thirrjen për aplikim për shkëmbim të stafit akademik për vitin akademik 2020/21.
Programi i Shkëmbimit “MEVLANA” është një program që synon shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik midis institucioneve turke të arsimit të lartë dhe institucioneve të arsimit të lartë nga vendet tjera, pa ndonjë kufizim gjeografik.

Stafi akademik përmes këtij programi mund të ligjërojnë në universitete partnere nga 2 javë deri në 3 muaj. Afati për aplikim është i hapur deri më 20 mars 2020.

Detajet mund t’ i gjeni në këtë dokument:
mevlana academic

Share: