Hapet zyrtarisht Konferenca e Studimeve Gjinore në Kolegjin AAB

5 Maj 2023
The Gender Studies Conference at AAB College is officially opened

Është hapur zyrtarisht edicioni i tretë me radhë i konferencës të studimeve gjinore në Kolegjin AAB, ku janë planifikuar 7 sesione me dhjetëra folës kryesorë dhe tema të ndryshme. Fjalën hyrëse në këtë hapje e pati zv/rektori i Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi, i cili falënderoi pjesëmarrësit, folësit kryesorë dhe bashkëpunëtorët për realizimin e kësaj konference. Prorektorja për Shkencë dhe Kërkime në Kolegjin AAB Uranela Demaj, tha se kjo konferencë do ketë në fokus çdo temë që ndërlidhet me të drejtat e grave, duke i trajtuar ato në detaje përmes sesioneve plenare dhe personave kompetent për këtë çështje. Edhe prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Universitetin e Gjilanit, Dukagjin Leka tha se ndihen të privilegjuar që janë partner të Kolegjit AAB në një organizim të tillë, që trajton një temë kaq të rëndësishme për shoqërinë.

Kjo konferencë vazhdoi me sesionin e parë të moderuar nga prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji, me temën “Të drejtat e grave në Kosovë dhe Ballkan”, në panelin që përbëhej nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, zv/avokatja e popullit Majlinda Lulaj dhe Biljana Nastovska këshilltare për çështje gjinore në OSCE.

Konferenca do të vazhdojë edhe me 6 maj me sesione tjera, simulime dhe bashkëbisedime me studentë nga fakultete të ndryshme të Kolegjit AAB.

Share: