Ilir Rruci, student i Kolegjit AAB, prodhon djepin elektrik dhe dronin solar, në ShBA zuri vendin e tretë në botë

7 Tetor 2017

Ilir Rruci, student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ka krijuar djepin elektrik, i cili praktikohet edhe në jetën e përditshme.

Iliri ka thënë se ky djep funksionon me telekomandë- muzikë dhe me pilot që aktivizohet deri në 10 metra. “Këtë realizim e kam bërë për mbesën time dhe testimin e kam bërë me te”.

Rruci përveç djepit elektrik ka krijuar edhe dronin solar:“Me realizimin e dronit e kam sfiduar veten në garat e mbajtura gjatë muajit korrik, në New York të Amerikës, ku kam fituar edhe vendin e tretë botë”.

Ai ka shtuar se studimet në Kolegjin AAB i kanë ndihmuar në punën e programimit dhe i falënderon të gjithë profesorët për punën tyre të pa lodhshme ndaj tij dhe studentëve tjerë.

Për më shumë detaje klikoni linkun: https://youtu.be/BLTj8TrPv6k

 

Share: