Instituti i Prishtinës për Studime Politike hap konkurs për gjeneratën 2019

14 Nëntor 2018

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se Instituti i Prishtinës për Studime Politike, ka hapur aplikimin për gjeneratën 2019, të Shkollës Politike. Aplikimi mund të bëhet përmes linkut: http://pips-ks.org/apliko/?gjuha=sq.

E përkrahur nga Këshilli i Evropës, Shkolla Politike e Prishtinës është programi më i vjetër i edukimit informal për liderët dhe profesionistët e rinjë që ende funksionon në Kosovë. Programi është i ndërtuar mbi tre shtylla: demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Përpos moduleve cilësore me ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë, hapësirës për debat konstruktiv dhe mundësive për rrjetëzim, Shkolla Politike ka përfaqësuar Kosovën krah shteteve tjera përvitshëm në Forumin Botëror për Demokraci, në Këshillin e Evropës, Strasburg. Nga viti 2003, Shkolla Politike ka 16 gjenerata të çertifikuara dhe mbi 500 Alumnistë.

Më shumë informacion për programin e Shkollës dhe kriteret e pranimit mund të gjenden tek www.pips-ks.org ose https://www.coe.int/en/web/schools-political-studies.

Afati i aplikimit është i hapur deri më 30 nëntor 2018.
Suksese!

 

Share: