Interesim i madh i maturantëve për pjesëmarrje në punëtorinë pa pagesë “Të mësojmë të praktikojmë teknologjinë” në Kolegjin AAB

6 Shtator 2018

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB, për herë të dytë ka organizuar punëtorinë treditore, për të gjithë maturantët që shprehin interesim në teknologji, robotikë, kodim, rrjeta, siguri, etj..

Organizimi i kësaj punëtorie, vjen pas interesimit të madh të shprehur nga pjesëmarrësit e edicionit të parë si dhe kërkesave të vazhdueshme të maturantëve dhe të apasionuarve të tjerë për këtë punëtori. Pjesëmarrësit e edicionit të parë, nga të gjitha qendrat e Kosovës, kanë pasur mundësinë të ndjekin ligjërata dhe praktika të ndryshme nga ekspertë të teknologjisë në Kosovë dhe rajon.

Edicioni i radhës, që do të mbahet nga 10-12 shtator 2018 në hapësirat e Kolegjit AAB, e që ofrohet edhe kësaj here pa pagesë për të gjithë të interesuarit, do të sjellë edhe risi të shumta. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të njihen edhe me një varg veglash e aparaturash të reja inovative të cilat Kolegji AAB i ka siguruar për studentëve dhe mbarëvajtjen e punës në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Për të marrë pjesë në këtë punëtori, të gjithë të interesuarit duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen, duke kontaktuar përmes email adresës: [email protected] ose në numrin: 044 247 071, më së largu deri më 07.09.2018.

Ju mirëpresim!

 

 

Share: