Interesim i madh i vizitorëve në stendën e Shtëpisë Botuese AAB në Panairin e 20-të të Librit

7 Qershor 2018

Dita e tretë e Panairit të 20-të të librit në Prishtinë ka vazhduar të sjellë një numër të madh të vizitorëve si dhe promovime të librave të ndryshëm.

Në edicionin e sivjetmë, Shtëpia Botuese AAB po merr pjesë me rreth 100 tituj librash të fushave të ndryshme, shumica e të cilave janë libra universitarë.

Interesimi i vizitorëve për botimet e AAB-së ka qenë mjaft i madh që nga hapja e këtij panairi, tregon përfaqësuesi i Shtëpisë Botuese AAB, Urim Sallauka.

“Këtë edicion, ka qenë një numri i madh i vizitorëve në stendën e AAB-së, shumica e të cilëve kanë qenë studentë, profesorë si dhe studiues të ndryshëm, duke mos anashkaluar edhe vizitorët e tjerë. Shitja e librave deri ka qenë aq e madhe sa që edhe i ka tejkaluar parashikimet tona. Kjo ka ardhur për shkak se librat tanë kanë qenë të fushave akademike që shumë pak gjenden në gjuhën shqipe, ”, tha Sallauka.

Ai tha se interesim të madh për botimet e AAB-së kanë pasur edhe shumë institucione bibliotekare, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Vlen të përmendet se stenda e Shtëpisë Botuese AAB në Panairin e 20-të të librit në Prishtinë shihet qartë se përveç titujve të veçantë akademik, ka edhe një dizajn shumë më të mirë në krahasim me stendat e tjera në këtë panair.

Panairit i 20-të të librit në Prishtinë do të vazhdojë të jetë i hapur për vizitorët deri të dielën më 10 qershor 2018.

Share: