Ish ambasadori holandez Robert Bosch, promovoi fushatën “Emigrimi i parregullt”, për studentët e Kolegjit AAB

Robert Bosch, doktor Honoris Causa i Kolegjit AAB, si dhe ish ambasador i Holandës në Kosovë,  është rikthyer sërish në AAB për të mbajtur një ligjëratë për studentët në kuadër të fushatës vetëdijësuese të programit të BE për emigrimin e rregullt.

Në një bashkëbisedim me studentët, ku ka elaboruar rëndësinë e kësaj fushate, në cilësinë e ekspertit të çështjeve të emigrimit, z. Bosch ka informuar studentët se ideja e këtij programi është që të këshillohen të gjitha palët të mos emigrohet ilegalisht. Ai ka njoftuar studentët se për BE-në për dallim nga Siria dhe Irani,  vendet e Ballkanit kategorizohen si vende të sigurta, andaj azili në BE nuk është i mundur.

Ai foli edhe për mundësitë legale që vendet e BE-së ofrojnë për të punuar atje, përmes vizave të punës. Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave, ish-ambasadori Bosch tha se, edhe pas liberalizimit, ata që udhëtojnë në vendet e BE-së kanë mundësi të rrinë 90 ditë si dhe nuk kanë të drejtë të punojnë, pasi që kjo sipas ish-ambasadorit, është ilegale.

Ky program për emigrimin të parregullt që është projekt i BE-së në Kosovë, ka filluar fushatën dje. Këtë kampanjë mund ta gjeni në facebook ‘Myplace_ourhome_kosovo”, pjesë e së cilës mund të jenë edhe të gjithë ata që duan, vetëm të dërgojnë një video me temën se çka u pëlqen në Kosovë.

INSTITUTI AAB
APLIKO