Ish studentja Arnisa Aliqkaj themeluese e “Myelin OPS” ndan sukseset e saj me studentët e Kolegjit AAB

24 Prill 2024
Former student Arnisa Aliqkaj, founder of "Myelin OPS", shares her successes with the students of AAB College

Arnisa Aliqkaj, themeluese e agjencisë së konsulencës “Myelin OPS”, njëherazi ish studente e Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB, ka ndarë rrugëtimin e saj të deritanishëm me studentët e tjerë.

Ajo tregoi detajisht për të gjitha angazhimet që ka pasur në vende të ndryshme të punës si konsulente, menaxhere e projekteve dhe këshilltare e projekteve. Rrëfimi i Arnisës ishte inkurajues për studentët e tjerë duke shërbyer si një motiv për të ardhmen e tyre dhe arritjen e qëllimeve që kanë.

Studimet në Fakultetin e Psikologjisë ishin një katalizator i pashmangshëm në avancimin profesional të Arnisës, për të cilat ajo la një hapësirë të veçantë në ndërtimin e karrierës dhe ndihmën që i ofruan.

Pas një eksperiencë disavjeçare Arnisa vendosi të hapte kompaninë e saj “Myelin OPS”, ku do të ofronte këshilla si psikologe organizative për t’iu ndihmuar të tjerëve të gjejnë vendin e tyre në strukturat organizative.

Arnisa iu tha studentëve se mund të arrijnë lehtësisht sukseset nëse tregojnë angazhimin e duhur dhe ndjekin studimet, ndërsa shtoi se praktikat profesionale janë të mirëpritura çdoherë për të krijuar përvoja që çojnë drejt hapave të parë të karrierës.

Share: