Studentët e Psikologjisë realizojnë vizitë studimore në Qendrën “Labyrinth”

7 Maj 2026

Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB organizoi një vizitë studimore në Qendrën “Labyrinth”, që angazhohet në parandalimin dhe trajtimin e përdorimit të substancave, si dhe në promovimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies në komunitet.

Në këtë vizitë morën pjesë studentët e vitit të tretë të Psikologjisë, së bashku me dekanen Arvesa Studenica dhe prodekanen Arlinda Gashi.

Në Labyrinth studentët u mirëpritën nga psikologu Muharrem Ademi, i cili prezantoi punën e organizatës, aktivitetet e shumta dhe qasjen multidiciplinare në trajtim, së bashku me stafin profesional.

Kjo vizitë është një ndër aktivitetet e shumta të organizuara që kanë për qëllim lidhjen e teorisë me praktikën dhe fuqizimin e përvojës profesionale të studentëve.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të një sërë aktivitetesh të organizuara për Muajin e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, ndërkohë që angazhimi i Fakultetit të Psikologjisë në këtë drejtim mbetet i vazhdueshëm.

Share: