Studenti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Muhamet Ramadani, ka shënuar rekord në kampionatin mesdhetar për grupmoshat U23. Muhamet Ramadani u kthye në Kosovë si kampion pas suksesit të madh që pati në Itali, në hedhjen e gjylës me rezultat 19.3 metra. Ai tha se me punë mund të arrihet çdo gjë, anipse e kishte ndjerë se do bënte përfaqësim dinjitoz por jo edhe të thyente rekord. Tutje shtoi se studimet në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sport në Kolegjin AAB, i kanë ndihmuar tejmase për rezultatet që ka arritur.
‘’Kolegji AAB më ka ndihmuar shumë, pasi e pashë që duhej të vazhdoja diçka tjetër përveç sportit. Erdha në Kolegjin AAB ku më kanë pritur tepër ngrohtë, duke më ndihmuar gjatë gjithë kohës në lidhje me ushtrime, e kjo ka qenë një shtytje e madhe për mua’’, u shpreh Muhameti.
Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ka për qëllim aftësimin e studentëve përmes ushtrimeve e bashkëpunimeve me federata të sportit, duke iu dhënë mundësinë të jenë pjesë e garave vendore e ndërkombëtare, e në fund të shpërblehen denjësisht për potencialin që tregojnë.