Kampionja Majlinda Kelmendi demonstron xhudon për studentët e AAB-së

16 Mars 2016

Kampionja botërore Majlinda Kelmendi, demonstratore e xhudos në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sporteve, njëherësh studente e Kolegjit AAB, bashkë me dy demonstratorët tjerë Nora Gjakova e Driton Kuka, kanë filluar të mbajnë ushtrimet praktike për studentët e këtij fakulteti.

Ushtrimet nga xhudo, zhvillohen me studentët e vitit të dytë në kuadër të lëndës “Sporte luftarake”, nën përcjelljen e mësimdhënësit prof. Shkelzen Shala.

Ndryshe, ekipi i Driton Kukës, me kampionen Majlinda Kelmendi në krye, pritet të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike Verore që mbahen në Rio De Janeiro në Brazil, nga 05 deri më 21 gusht 2016.

Share: