Klubi i Ekonomistëve të Rinj ka zgjedhur Këshillin e ri për vitin akademik 2019/2020

8 Nëntor 2019

“Klubi i Ekonomistëve të Rinj”, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB dhe përbëhet nga studentë të të tre degëve të këtij fakulteti, mbajti zgjedhjet për Këshillin e ri Drejtues të Klubit.

Këshilli do të veprojë në kuadër të Fakultetit Ekonomik dhe ka për detyrë të ndihmojë në organizimin e aktiviteteve dhe detyrave për prezantim të vlerave të Kolegjit AAB. Përmes aktiviteteve të ndryshme shkencore dhe kulturore që do të zhvillojë ky fakultet, studentët do të arrijnë të krijojnë marrëdhënie të mira bashkëpunimi me organizata të tjera studentore të vendit apo edhe ndërkombëtare.

Në zgjedhjen e këshillit të ri, të pranishëm ishin edhe profesorët e Fakultetit Ekonomik, të cilët shpalosën planifikimin e projekteve që do të shënohen nga “Klubi i Ekonomistëve” gjatë vitit akademik 2019/20.

Aktivitetet e Klubit do të nisin në koordinim me menaxhmentin e fakultetit, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë që do të mbahet në Kosovë nga datat 18-24 nëntor.

Share: