Klubi i Mekatronikës i AAB-së, prezantoi  projektet e realizuara deri tani

11 Prill 2018

Klubi i Mekatronikës së Fakultetit të Shkencave Kompjuterike bëri prezentimin dhe demonstrimin praktik të projekteve të tyre të realizuara deri tani. Projektet e realizuara dhe të demonstruara para studentëve ishin Droni solar, Fusha magnetike dhe Sistemi i alarmëve.

Interesimi i studentëve për këto projekte ishte mjaft i madh, duke nxitur edhe një debat inetraktiv me pyetje e përgjigje nga ta dhe autorët e projekteve.

Udhëheqësi i Klubit të Mekatronikës, studenti Ilir Rruci njoftoi edhe për projektet që janë në realizim e sipër, si: projekti i dirigjimit të robotit me telefon dhe telekomandë.

Ai me këtë rast ftoi studentët e pranishëm që të bëhen pjesë e këtij klubi.

Projekti “Droni solar” u prezantua nga Ilir Rruci së bashku me studentin Armend Ibriqi, projekti “Fusha magnetike” Ilir Rruci së bashku me studentin Fatbardh Shehu, ndërsa projekti “Sistemi i alarmëve”, u prezantua nga Alban Nura e Halil Luzha.

Në anën tjetër, studentët e vitit të dytë Ermir Gashi dhe Sahit Berisha para të pranishmëve demostruan projektin  “Mendja inteligjente” me anë të të cilit përmes algoritmeve të shumta para ekranit gjendeshin numrat e menduar.

 

 

Share: