Klubi i Mekatronikës i Kolegjit AAB, realizon Dronin Solar dhe dy projekte të tjera

1 Shkurt 2018

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike përveç studimeve janë të angazhuar edhe në Klubin e Mekatronikës. Ata në vazhdën e shumë aktiviteteve tani kanë krijuar edhe tri projekte të reja, atë të Fushës Magnetike, Sistemin e Alarmit dhe Dronin Solar.

Studentët thanë se ky klub është aktiv gjatë gjithë kohës dhe neve si studentë na mundëson që t’i praktikojmë të gjitha mësimet teorike në ato praktike. Ata falënderuan Kolegjin AAB që studentëve po ua mundëson përdorimin e të gjitha veglave të punës dhe ambientin për realizmin e këtyre projekteve.

Studentët treguan se të gjitha këto projekte kanë karakteristikat e veta dhe lidhen me njëra tjetrën duke theksuar se e veçanta e projektit të Fushës së Magnetikës është ndërrimi nga poli negativ në atë pozitiv dhe se krijon rrymën në bazë të rrotullimeve që krijon. 

Ndërsa thanë se projekti tjetër i quajtur Droni Solar funksionon duke përdorur energjinë solare dhe se secili nga studentët, pjesë e këtij klubi, është angazhuar në krijimin e tij.

Studentët e Kolegjit AAB gjatë gjithë kohës zhvillojnë kulturën e punës në format individuale dhe ekipore, andaj janë të gatshëm menjehërë pas studimeve për tregun e punës.

 

Share: