Kolegji AAB certifikoi 70 studentët pjesëmarrës në trajnimin “Si të përgatitemi për tregun e punës”

Studentët e Fakultetit Ekonomik pas pjesëmarrjes në trajnimin dy ditorë, “Si të përgatitemi për tregun e punës”, i cili u mbajt në të tri kampuset e Kolegjit AAB (Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë), u pajisën për rezultatet e tyre pozitive me certifikata nga rektori i këtij kolegji, prof. dr Lulzim Tafa.

Me këtë rast, dekani i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB Shaip Bytyqi, në fjalën e tij përshëndetëse tha se ky trajnim ishte me rëndësi të veçantë për studentët që në të ardhmen, ata të jenë të përgatitur për punën e tyre profesionale.

“I gjithë rezultati i suksesshëm i këtij trajnimi ka ardhur si pasojë e komunikimit të vazhdueshëm të profesorëve dhe studentëve”, shtoi dekani Bytyqi.

Ndërsa, kryetari i Klubit të Ekonomistëve, Kenan Jupolli, shprehu mirënjohje për grupin organizues dhe mësimdhënësit që ishin pjesëmarrës në këtë trajnim.

Kjo përvojë, sipas tij, ishte shumë përmabajtësore, inkurajuese dhe mëse e nevojshme për çdo individ që synon të zhvillojë karrierën e tij dhe të punojë në një të ardhme.

Ky është vetëm edhe një sukses tjetër i studentëve të Kolegjit AAB, të cilët gjatë gjithë kohës po angazhohen dhe po i përditësojnë njohuritë e tyre si në fushën e studimeve, ashtu edhe në atë të ngritjes së tyre profesionale.

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO