Kolegji AAB dhe “Avokati i popullit”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

12 Nëntor 2018

Me qëllim të promovimit të nismave të përbashkëta profesionale, Fakulteti Juridik dhe Institucioni i Avokatit të Popullit nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ka për qëllim të zhvillojë profesionalisht njohuritë e studentëve përmes përvojës teorike dhe praktike. Për më shumë, përmes programit të praktikës, studentët do të kenë mundësi që të mësojnë nga afër se si funksionon ky institucion.

Palët u pajtuan që të organizojnë aktivitete të përbashkëta profesionale, me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët. 

Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit Juridik prof. dr. Veton Vula, dhe nga Hilmi Jashari, Avokat i Popullit të Kosovës.

 

 

 

Share: