Kolegji AAB dhe KODE Labs nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

26 Tetor 2018

Me qëllim të promovimit të nismave të përbashkëta profesionale, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe kompania KODE Labs nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas kësaj marrëveshje, studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB do të kenë mundësi që tani e tutje praktikën profesionale ta zhvillojnë edhe në KODE Labs. Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterik, prof. Jusuf Qarkaxhija dhe drejtorit të KODE Labs, z.Nue Nikolla.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB do të të mbështesë KODE Labs me programet e saj arsimore për ngritjen profesionale të personelit, ndërsa studentët do të përfitojnë edhe nga mundësia për të ndjekur trajnimet që KODE Labs organizon.

 

Share: