Kolegji AAB dhe Shtëpia Botuese “UET Press” nga Tirana nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

20 Qershor 2018

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në sferën e botimeve dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, Kolegji AAB dhe Shtëpia Botuese “UET Press” nga Tirana, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja u nënshkrua mes rektorit të Kolegjit AAB, z. Lulzim Tafa dhe administratorit te Shtëpisë Botuese “UET Press”, z. Mario Çili.

Marrëveshja e bashkëpunimin që u nënshkrua mes Kolegjit AAB Shtëpisë Botuese “UET Press” përfshinë: Promovimin e librave në mjediset e Kolegjit AAB të “UET Press”, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe akademike, shfrytëzim të hapësirave (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Kujtojmë se Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, ka te themeluar Shtëpinë botuese “AAB”, e cila boton kryesisht universitarë, të cilat mbështesin drejtpërdrejt plan programet mësimore, duke mos anashkaluar edhe fushat e tjera të studimit.

Share: