Kolegji AAB, institucioni i parë nga Kosova që po përfaqësohet në Universitetin Graz të Austrisë

21 Korrik 2022

Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, vazhdimisht shpalos sukseset e  studentëve që dëshmojnë angazhim dhe vullnet me të cilin punohet e mësohet në këtë drejtim. Studentët e këtij fakulteti së fundi kanë fituar bursë në njërën nga shkollat verore në Universitetin e Graz, Austri. Kështu Kolegji AAB, është bërë institucioni i parë dhe i vetëm i arsimit të lartë në Kosovë që po përfaqësohet në këtë shkollë prestigjioze.

Shkolla Verore Ndërkombëtare e Grazit në Austri, Seggau (GUSEGG), është progam akademik ndërkombëtar ku marrin pjesë studentë nga gjitha fushat e studimit. Ndërsa për studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, kjo është hera e dytë që janë pjesë e saj.

Mbi 80 studentë dhe 20 profesorë nga e gjithë bota marrin pjesë në leksione, seminare e panele që zhvillohen në ambientin unik në kampusin e këtij universiteti.

Qëllimi i kësaj shkolle verore është që studentët të thellojnë njohuritë e tyre në fushat e caktuara, të krijojnë miqësi e shkëmbejnë përvoja që lidhen me të ardhmen profesionale të tyre.

Share: