Kolegji AAB lansoi suksesshëm platformën elektronike për mësim në distancë

16 Mars 2020

Pavarësisht pezullimit të procesit mësimor, si masë preventive për t’ u mbrojtur nga pandemia e Covid-19, Kolegji AAB ka filluar me aplikimin e metodës së mësimit në distancë për të gjithë studentët.

Në kuadër të platformave origjinale të krijuara tash e sa kohë për shërbime elektronike për studentë, Kolegji AAB në këtë situatë ka krijuar edhe një mundësi shtesë për studentët, platformën Klasa Virtuale, përmes së cilës sipas orarit të ligjëratave po zhvillohen ligjëratat në kohë reale në të gjitha programet studimore.

Platforma Klasa Virtuale, e cila është krijuar enkas për mësimin në distancë krijon mundësi që studentët dhe mësimdhënësit të komunikojnë në kohë reale dhe të krijojnë interaktivitet në lidhje me temat që diskutohen. Plaforma qysh në orët e para të lansimit ka dhënë sinjale për përdorim masiv nga ana e studentëve.

Kjo metodë e re e mësimdhënies për studentë, krijon mundësi që studentët nga shtëpitë e tyre të mos shkëputen nga procesi mësimor dhe të jenë të angazhuar në studimet e tyre.

Nga ana tjetër, Kolegji AAB komunikimin online po e përdor edhe për takimet e stafit punonjës duke mos lënë hapësirë që situta e krijuar të shkaktojë vonesa apo ngecje në funksionimin e institucionit. Ndërkohë Kolegji AAB  ka shprehur gatishmërinë që me ekspertizën e vet të ndihmojë edhe institucionet e tjera arsimore, parauniversitare e universitare që të realizojnë mësimin në distancë në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19